• |
ide | kryesore

Sëmundja e Dybala një mister, e fejuara ndryshon versionin: “Nuk është pozitiv, nuk kanë dalë përgjigjet”

Sport



“Paulo Dybala nuk është përsëri pozitiv, duhet vetëm të presë. Ka për të bërë testet e fundit e të shohim cfarë përgjigje do të japin”. Oriana Sabatini, e fejuara e sulmuesit argjentinas të Juventus, ka ndërhyrë në lidhje me vazhdimin e infektimit nga Koronavirus të numrit 10 bardhezi, pasi dje një kanal tv spanjoll kishte pretenduar se Joya ishte pozitiv edhe pas testit të katërt. “Natyrisht nuk e dimë nga vijnë këto lajme, sepse nga ne nuk kanë dalë – ka deklaruar Oriana Sabatini për mikrofonët e emitentit argjentinas Canal 9 – e ashtu si treguam pozitivitetin tonë, me qetësi do themi edhe kur të dalim negativ”.

Në lidhje me gjendjen e saj fizike, vajza ka shpjeguar pa u shqetësuar: “Mua testi më rezultoi negativ. Nuk jemi ende të sigurtë 100%, nuk duam të flasim e do të na e konfirmojnë lajmin sapo të kenë informacion. Jemi në pritje, ashtu si të tjerët”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *