• |
ide | kryesore

Thyen karantinën, arrestohet vëllai i Pastore

Sport



Thyerjet e rregullave të vetëizolimit vazhdojnë të konsiderohen veprime të rënda në Argjentinë, duke parë edhe zhvillimet e fundit të pandemisë së koronavirus atje. Kështu, vëllai i mesfushorit të Romës Javier Pastore është arrestuar të premten pasdite në Cordoba për shkak se ka thyer karantinën, gjatë një kontrolli të policisë në Route 38.

Juan Manuel, 27 vjec, ishte duke drejtuar makinën e tij fuoristradë 4×4, së bashku me të motrën Lorena, që kishte një leje të rregullt. Sipas asaj që bën të ditur portali argjentinas “El Diario de Carlos Paz”, djaloshi është dërguar në komisariatin e policisë së Carlos Paz ku është mbajtur për rreth dy orë. Afërsisht në 20.30 Manuel është lejuar të kthehet në shtëpi, natyrisht me një gjobë për të paguar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *