• |
ide | kryesore

Rikthehet të dielave Portokalli

Paparazzi, Slider



Për të mos rrezikuar shëndetin e stafit dhe aktorëve gjatë emergjencës Covid-19, emisioni “Portokalli” mori një pauzë duke i lënë të gjithë në pritje për datën e re të transmetimit.
Mirëpo, sot pritja ka marrë fund dhe lajmin e mirë e ka dhënë aktori Florjan Binaj në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka ndarë një video ku shfaqet i ulur me Rezart Veleshnjan dhe Irgen Çelën, teksa njofton se “Portokalli” do të kthehet sërish.

Transmetimi i emisionit të humorit do të nisë përsëri këtë të dielë dhe tashmë na ndajnë vetëm 5 ditë.
“Kemi një super lajm për këtë javë. Këtë javë fillon portokallia. Lajmi më i bukur prej shumë kohësh!”- thonë aktorët, duke surprizuar ndjekësit.

Më herët, “Portokalli” u kthye në “Ditarin e karantinës”, megjithatë rrezikshmëria e lartë për shkak të Covid-19 bëri që edhe ky emision të ndalonte transmetimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *