• |
ide | kryesore

FOTO/ Shikoni si ka ndryshuar pas një viti luani Lenci nga Fieri në Holandë

-Instant, Lapsi Leaks

Luani me sy të nxirë, fotot e të cilit bënë xhiron e mediave angeleze dhe atyre shqiptare, tashmë është kuruar dhe gëzon shëndet të plotë. Ai vetëm 5 ditë më parë mbushi një vit që kur u transferua në Holandë në një qendër të specializuar rehabilitimi, të quajtur Felida.


Ndërkohë Organizata ndërkombëtare “Katër Putrat”, ka shpërndarë edhe disa pamje të Luanit Lenci i cili duket se është shumë i lumtur me jetën e tij të re. Punonjësit e qendrës së përkujdesjes në Holandë thonë se, një vit nga mbërritja, Lenci është sot më miqësor, gazmor dhe aktiv.


Rreth një vit më parë rasti i kafshëve të keqtrajtuara në Safari Park Zoo, ose siç u cilësua ndryshe ‘Kopshti zoologjik i Ferrit’ në Fier, u publikua nga media britanike “Daily Mail”.

Menjëherë pas publikimit, një sërë reagimesh publike përfshinë mediat shqiptare, ndërkohë që institucionet u angazhuan për të sjellë kafshët në Tiranë, dhe u bë e mundur mbyllja e Safari Park Zoo dhe transferimi i tyre.

Ekipi i “Katër Putrave” udhëtoi për në Shqipëri për të dërguar në një shtëpi tre luanët, Lencin, Bobin dhe Zhakun. Vetëm dy muaj pasi kishte mbërritur në Holandë, Zhakut iu dha lamtumira e fundit. Kjo pasi mushkëria e tij ishte dëmtuar shumë keq.

7 Comments

  1. Sa pune na duhet te bejme ne si komb qe t’i trajtojme kafshet ne menyre dashamirese tamam si ne dhe t’i shohim ato qenie me shpirt, sic jemi dhe ne. Ato institucione pergjegjese te ne (nese ka) duhet te inspektojne te gjithe vendin per te shpetuar ato kafshe te tjera qe jane po ne kete gjendje te mjerueshme, majmune, arinj, shqiponja e kafshe te tjera.

    Gezohem per fatin e mire te ketij luani, duhet me thene “i paska ra lloto”.

  2. Ja dhe nje shembull shume kuptimplote se perse shqiptaret ikin nga Shqiperia! Luani paska qene me fat, se nuk do te çuditesha sikur ta kishin therur e ta benin sallam!

  3. Kush e di sa femije ne afrike apo Shqiperi do ishin ushqyer me shpenzimet e perditshme qe behen qe t’i shkelqeje qimja ketij luanit. Cojeni ne natyre se ai e gjen vete rrugen per te mbijetuar dhe cojini leket aty ku eshte nevoja, ose te pakten mos na e shisni si akt dhembshurie se na e shpifet.

  4. Po mire mo zoteri, atij fierakut a ia blene keta apo ia grabiten se nuk e morem vesh? Eshte njesoj si te vijne e te me marrin qenin tim nga shpia, sepse nje anglez e mban me mire. Ci keni keto belshevizma

  5. Te ndalemi dhe te bejme nje mini forum te vogel per nje fenmomen ketu…..Te gjitheve kush ndalonte ne ate tip zoo/restorant ku ndodhej ky luan skandalizohej me kushtet e tij dhe te gjithe ishin ne dijeni, punonjes shteti, polica, punonjes ambienti, familjare qe bisedonin mes tyre etj etj etj……… Si shpjegohet sa u ngrit problemi nga nje organizate e huaj direkt u kalua ne veprim per ti shpetuar kafshet.
    te gjithe pa perjashtim ju vinte keq per kafshet e gjora…. pse u desh nderhyrja nga nje jashte shqiperie. i njejti fenomen kudo, si ne politike, si ne ceshtje sociale kam me tonelata shembuj. pse nuk ngrihet dikush ti ballafaqoj faktet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu