• |
ide | kryesore

Meta ngre tonet: Shembja e Teatrit, marrëzi e një grupi të strukturuar kriminal

Lajme, Të fundit



Nga mystinia e Kavajës ku ishte për vizitë Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ngritur tonin e akuzave për çështjen e Teatrit Kombëtar.

“Të jemi të vëmendshëm për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe historike sepse çdo humbje është e parikuperiueshme dhe cenim i identitetit tonë kombëtar.

Teatrin e mbron më mirë se kushdo tjetër Kushtetuta dhe konventat që prevalojnë mbi çdo akt tjetër. Më duket marrëzi e jashtëzakonshme çdo përpjekje për të prishur teatrin pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjore të kësaj çështjeje që ka marrë dhe dimension ndërkombëtar dhe evropian. Tani u njoha edhe me reagimin e komisioneres evropiane për kulturën që bën thirrje për dialog.

Nuk kam diçka të re nga 24 orë më parë, por ende nuk mund të besoj disa fakte dhe akte më duket papërgjegjshmëri tej çdo ekstremi dhe çdo llogarie pasi nuk kemi të bëjmë me shkelje të kushtetutës dhe ligjeve, nuk kemi të bëjmë vetëm me përgjegjësi penale të atyre që do të prishin Teatrin Kombëtar, por faktet flasin për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale që do të ishte e paamnistueshme në çdo kohë.

Na mjaftojnë kazmat e komunizmit ndaj kishave dhe xhamive në 67. Në këtë kohë pandemie nuk mund të bëjmë një marrëzi të tillë që ti vëmë kazmën Teatrit Kombëtar duke u vënë kazmën negociatave me BE, por do të minonte edhe paqen sociale në vend. Shpresoj që të ketë një reflektim. Shpresoj që aktet që kam parë në media të mos jenë të vërteta” – tha Meta.



21 Comments

  1. Rofsh President, vetëm ti jua qin rilindjen këtyre monstrave, kriminelët që ne i quajmë të tillë janë lule krahasuar me këto monstra.

    1. Dallimi midis kriminelëve dhe rilindasve është se kriminelët, njohin disa limite e disa skrupuj, ndërsa monstrat e rilindjes nuk kanë as skrupuj e asnjëlloj limiti.

    2. ky po vallaj. vodhi flori, vodhi me defter ne dore 7% tani na bne edhe ky si i rilindur. ptuu fshatar muti e ke te shruar ne balle katundarizmin

  2. edi rama, sali berisha, fatos nano, lulzim basha, erion veliaj, ilir meta, monika kryemadhi, keto jane thesari i shqiperiseee

  3. Rama e vuri Z. Meta president duke kujtuar se do t’i sherbente si noter i skizofrenise dhe hajdutlleqeve te tij.Por Meta (pavaresisht kusureve te tij) nuk e shkel vijen e kuqe ku bie shteti kushtetuta dhe fillon antishteti,xhungla,krimi i organizuar,banda dhe oligarkia.
    Meta vertetoi se nuk i nenshtrohet presionit dhe krimit shteteror dhe nuk e shkeli kushtetuten.Pavaresisht rezervava te meparshme Meta edhte shnderuar ne kete kohe mbrojtes i vetem i interesit publik.BRAVO PRESIDENTI META!

  4. Lavdi intelektualeve te kombit!

    Bela e madhe me skraplinjte
    Mund te hash edhe dru
    Le te rije dhe nje President
    Se na duhen dhe pa tru.

    F. S. Noli

  5. E folur katunari, surrat katunari
    Ate vend e kane vene perfund katunaret qe per fat te keq jane me shumice e pjellin me shumice. Ndaj ata te pakte qytetare kane emigruar te gjithe.

  6. Para disa ditesh me nje nxitim te shfrenuar rilindasit dhe ju z.President kaluat disa ligje per ndryshimet ne kodin penal (me duket se eshte edhe antikushtetuese ne gjendje te jashtezakonshme por nuk jam i sigurt) . Edhe pse ato ligje jepnin denime teper teper te ekzagjeruara ju e firmoset brenda tre ditesh pa as me te voglin kundershtim ( edhe pse ju keni kthyer mbrapsht vendime nga me vulgaret ne krahasim me kete) . Pse duhej me kaq nxitim ky ndryshim ligjor kur te gjithe ishin strukur neper cepat me te errta te shtepive te tyre nga frika e ketij virusi qe ju na e bete aq gurgule me tamtamet tuaja ? Pse nuk e kundershtuat dhe ta kthenit mbrapsht kete ndryshim ligjor z.President . Gjithone e kam thene dhe jam mese i bindur dhe se koha na e ka treguar , qe pas nje nisme te te gjatit tone fshihet gjithmone nje megaskandal apo me sakt nje megavjedhje . Ky ndryshim ligjor nuk u be per vakumin qe ishte por u be enkas per prishjen e teatrit z.President . Sepse tani , ju mund te trembni dhe te denoni me burg kedo qe shkel karantinen dhe qete e qete ne nje orar te caktuar realizoni qellimet tuaja meskine . Ju drejtohem juve z.President , jo se ju jeni shkaktari por sepse ju me dy mars na dhate besim se do te mbronit kushtetuten , vendin dhe popullin tuaj . Por ne fakt u bete bashkepuntor ne krim . Pse nuk nderhyni vete apo nepermjet gruas tuaj dhe ta vini kusht ndyshimin e sistemit zgjedhor ? Ne vend qe lufta juaj , e gruas tuaj dhe e gjithe opozites te perqendrohej ne ndryshimet e kodit zgjedhor , ju te gjithe se bashku , kastile, po beni zhurme per ta hequr vemendjen nga keto ndryshime . Ju po beni teater per te prishur teatrin . Nga sa kuptohet ju (dhe e gjithe paria e politikes) tashme e keni vendosur qe teatri te prishet . Nuk e di nese duhet te kesh mbaruar 9-vjeçaren apo mjafton vetem fillorja per te kuptuar se Ju z.President , te gjithe kryetaret e partive dhe e gjithe kasta e politikaneve jeni bere njesh ne mosndryshimin e sistemit zdhedhor dhe atij kushtetues dhe jeni po njesh kur ndjeni eren e parase . Prishja e teatrit sjell para te madhe . Mund te me kundershtosh , mund te me thuash se une gabohem , por ma fakto dhe une me kenaqesine me te madhe do tju kerkoja ndjese z.President . Koha eshte gjyqtari dhe ilaçi me i mire per njerezimin . Fale jush (politikaneve) dhe qeverise te te gjatit tone qe na syrgjynoset , na late pa pune dhe qe po na beni te ndjehemi te refugjat ne vendin dhe shtepine tone, une kohe kam boll .

    1. E LEXOVA DHE MENOJ SE QENROJNE SI DYSHIME . MUA PER VETE ME KAN BO DYSHUS KTO GJOBAT DHE HEQJA E PATENTES QE I KON VU BASHES . BO VAKI DUN ME NA TREM TE GJITHVE?

  7. Janë ngritur sot kundër ligjit, ata që ikën nga pushteti me mbi 1 milion vota, janë ngritur sot kundër ligjit dhe institucioneve, ata që kanë gjithë jetën që nuk bëjnë dot, as rolin episodik, janë ngritur sot kundër ligjit dhe institucioneve ligjore, ata që kanë marrë dhe futur në xhepa me qindra herë sponsorizime për “skenarë dhe spektakle” dhe nuk i kanë realizuar kurrë.

    Ky është kontigjenti që ka dalë sot kundër ligjit ( dhe jo pro Teatrit Kombëtar) sepse atyre u intereson më tepër se çfardo tjetër, kaosi, anarshia, dhuna, gjaku, tmerri, thirrjet antiligjore, rrëmuja, dhe padyshim u duhet edhe Lulzimi, tek kalon natën bashkë me ata, duke deklaruar dhe kërcënuar policët, që kanë bërë dhe po bëjnë vetëm detyrën.

  8. Kjo eshte celula e pd ne teater,keta quani aktoret e teatrit popullor,apo aktoret e lulzim bashes qe bejn si debatikasit e enverit,keta do sulmojne vilat qendrat tregtare dyqanet e luksit qe lulushi beri thirrje per shkatarrim

  9. Nëse ky pushtet do t’i shikojë deri në fund marrëzisë për ndezjen e zjarrit te Teatri ta presin popullin te çdo institucion i uzurpuar, në Surrel dhe në qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar”, tha Basha.Cecene mblidhuni nga kamza bathorja keneta laqi mamurrs mos harroni dhe mziun dhe sulmoni Pronat e kulakeve,njelloj si enveri juaj o debatikasit e salihut

  10. Pak fantazi o i paguar. Komentet beji te ndryshme jo me copy-paste nga shkrimi ne shkrim. Do te te lene pa sufllaqe pastaj se kosin nuk e merr qe nuk e merr

  11. Po basha ka shofer mor çuna se nget vetë makinën i plasi Trapi. Është sikur ti heqin kafen tek kafe e kuvendit. Ai ka hequr dorë nga mandati. Tani është thjesht kryetar i PD pa patentë por më shofer personal.

  12. Jam plotesisht dakort me komentet e xxxxxx, bile do shtoja qe ai beri gropen dhe opozites me kete miratim pasi te jesh i bindur qe gjendja e jashtezakonshme do vazhdoje per aq kohe sa ti duhet Rilindjes te marri pushtetin prape.Ne asnje vend te Botes Presidenti behet pjese e draftit apo jep komente per te sic ndodhi tek ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *