• |
ide | kryesore

Protesta tek Teatri/ Opozita anulon pjesëmarrjen sot tek Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Opozita nuk do të shkojë sot në mbledhjen e Këshillit Politik për shkak të protestës tek Teatri.

Sot opozita e bashkuar do të jetë tërësisht e fokusuar tek protesta e Aleancës së Teatrit dhe nuk ka vendim për të shkuar tek tryeza e Këshillit Politik, por jo se e ka braktisur atë. Lajmin e dha News 24.

Palët kanë rënë dakord që Reforma Zgjedhore të mbyllet brenda majit ndërkohë që pritet të shihet se ç’do të ndodhë sot me anulimin e këtij takimi.



6 Comments

  1. Keta gjuajn raste per cdo gje. Mos merrni pjese ne proteste se do ua prishni protesten qytetareve sic ua prishet studenteve

  2. Ishte e lexueshme . per kete u prish edhe teatri . Keta ziejne ne te njejten vorbe kur behet fjale per interest e bythe se tyre . Nuk e di se çduhet te thote bylukbashi vasili dhe gjiknuri per kete . Behen bashke per bythen e tyre dhe per tjavene populit prandaj jane te pabesueshem , aq me keq per opoziten .

  3. A ka pasur një marrëveshje të re per Teatrin si në 17 maj? Analiza e ftohtë të thotë se, po. Ka pasur. Njeriu i parë që e parandjeu se diçka po lëvizte jashtë kurrizit të tij do të ishte Berisha. Ai dërgoi si komisar të tij Sali Lushën, ish truproje, i njohur për rrëmujë e besnikëri, por nuk e mendoi as njëri e as tjetri se gjërat kishin ditë që ishin vënë në lëvizje. Basha, pikërisht në prag të shembjes së godinës së teatrit, bëri një deklaratë aspak në natyrën e tij se, unë jam shefi i partisë dhe se rruga e tij drejt pushtetit nuk ishte revolucioni.

  4. Maskarenjte e te dyja paleve, keni detyrim ndaj njerezve te mbaroni reformen zgjedhore dhe ate ne drejtesi. Mos bllokoni Shqiperine me “teatro” te ndryshme dhe duke menduar vetem per pushtetin dhe pasurine personale. Interesat e vendit dhe shumices se njererzve jane qe te plotesohen kushtet per tu bere pjese e Evropes. E ardhmja per brezat qe vijne duhet te jete modeli Evropian dhe jo pasurimi nga droga, krimi dhe korrupsioni. Hapni rrugen te kaloje lumi se kur te mblidhet uji do e caje vete pengesen dhe mjere ata qe merr perpara.

  5. mos u beni me mish per topet e ketyre o milet. nuk ju vjen me njeri neper protesta me keta plera dhe gjithe halet sorosiane qe mbijn si kerpudha pas shiut jo. harrojeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *