• |
ide | kryesore

Nuk lejohen tifozë në tribuna?! Në Danimarkë ‘shpikin’ stadiumin Drive-In

-Instant, Sport



Në Danimarkë ka nisur countdoën për rifillimin e futbollit të luajtur. Brenda fundit të muajit do të rinisin sipas parashikimeve kampionati e Kupa e Ligës. Natyrisht me dyer të mbyllura., por me një risi. Për ti lejuar tifozëve të “asistojnë” nga afër ndeshjet, Midtjylland ka patur një ide gjeniale: të instalojë jashtë stadiumit një ekran gjigant për ti lejuar mbështetësve të tyre të rregullt të shohin ndeshjen në modalitetin drive-in.

Një gjetje që u bë menjëherë realitet. Në faqen e tyre në internet, në fakt, klubi ka nisur procedurën për ti lejuar abonentëve të tyre prenotimin falas të vendeve të makinës në parkingun e “MCH Arena” duke nisur nga 1 qershori. Në Danimarkë lind kështu stadiumi i parë Drive-In.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *