• |
ide | kryesore

Surpriza e Meghan për ditëlindjen e Harry-t

-Instant, Paparazzi, Slider



Standardi i surprizave të ditëlindjes është rritur tashmë dhe përgjegjëse është Meghan Markle. Një burim tha për People se për ditëlindjen e princit Harry në shtator, Meghan organizoi një surprizë romantike. Burimi tha:

“Vitin e kaluar, për ditëlindjen e Harry-t, Meghan rikrijoi aventurat e kampingut në Botsvana në oborrin e shtëpisë. Ai vend do të thotë shumë për ta – sidomos për Harry-n – kështu që Meghan dëshironte që ta risillte atë vend të lumtur dhe ngriti një tendë, përgatiti darkën dhe rikrijoi atmosferën e Botswana, ku ranë në dashuri.” Harry dhe Meghan nisën të shoqëroheshin një vit para udhëtimit të vitit 2017 në Botswana, shtet në Afrikën e Jugut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *