• |
ide | kryesore

Tifozët e votuan, portieri i tretë rinovon me Livingston: dhuron dy paga për bamirësi

-Instant, Sport

Gary Maley ka rinovuar për një tjetër vit kontratën e tij me klubin skocez të Livingston. 37 vjecari, portieri i tretë i skuadrës, e ardhmja e të cilit i ishte lënë në dorë një sondazhi në Twitter, rezervuar tifozëve, ka marrë aprovimin e 70,4% të votuesve (194.544 tifozë) e ka vendosur të dhurojë për bamirësi dy paga mujore. “Është gjithcka për një cështje të mirë – ka thënë ai – Do të shkojnë për John O’Byrne Foundation që ndihmon fëmijët e sëmurë”.

Një inisiativë ajo e klubit të Scottish Premier League që u bë shpejt virale e që tërhoqi vëmendjen e mediave të gjysmës së botës. Livingston zbuloi më pas prapaskenën se si lindi idea, gati si lojë, pas një bisede mes portierit dhe zëvendëstrajnerit David Martindale, miq të vjetër mes tyre. Maley, që punon me kohë të plotë për një kompani të inxhenierisë civile, kishte sugjeruar të shpërndante rrogën e tij për portierët më të rinj në klub për ti ndihmuar në këto moment të vështira. Drejtuesit i erdhi në mendje idea që ti besonte tifozëve të ardhmen e tij. Duke supozuar se nuk do të kishte më shumë se 400-500 voti, Martindale u impenjua të dhuronte një stërlinë në bamirësi për cdo votë të marrë. Maley, ndërkohë, nëse sondazhi do të ishte në favor, do të dhuronte dy muaj rrogë për bamirësi.


Për mënyrën si shkuan gjërat, drejtuesi nuk mundi të mbante fjalën, duke qenë se duhet të paguante gati 200mijë stërlina (dhuroi 1000), ndërsa lojtari i qendroi premtimit të tij. Një situatë e cuditshme, por që vetëm mund ta duartrokasësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu