• |
ide | kryesore

Beyonce reagon për protestat, bashkohet me protestuesit (Foto)

-Instant, Paparazzi, Slider



Mes gjithë VIP-ave që së fundmi i kanë vënë llogaritë e rrjeteve sociale në funksion të asaj çfarë po ndodh në Amerikë, është dhe Beyonce. Këngëtarja, ka ngritur zërin e saj për t’i dalë kundër padrejtësisë që iu bë George Floyd, duke i ftuar të gjithë të reflektojnë.

“Jemi të thyer dhe të tmerruar. Nuk po e normalizojmë dot dhimbjen dhe nuk jam duke folur këtu vetëm për njerëzit me ngjyrë. Po flas për atë që është i bardhë, i zi, kafe dhe gjithçka midis. Jam e sigurt që ndiheni të pashpresë me këtë racizëm që shohim tani nëpër Amerikë.”- dëgjohet të thotë Beyonce përmes një videoje të postuar në Instagram. Floyd u arrestua nga policia e Minneapolis dhe u vra barbarisht nga një prej tyre. “Jo më vrasje të pakuptimta për qëniet njerëzore. Mjaft më duke i parë njerëzit me ngjyrë si më pak human! George është e gjithë familja jonë dhe i gjithë humanizmi! Ka patur shumë raste që ne kemi parë vrasje të tilla të dhunshme dhe kanë kaluar pa pasoja. Po, dikush është dënuar, por drejtësia ka qenë larg vendosjes në vend.”- vijon ylli i muzikës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *