• |
ide | kryesore

Policët kërkojnë falje për Floyd

Paparazzi, Slider



Në tre qytete të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, policia është bashkuar me manifestuesit që protestonin në emër të George Floyd duke marshuar së bashku me ta. Madje duke u gjunjëzuar dhe para tyre.

Veprimi i agjentëve në New Jersey Ferguson, Misuri, Flint e Miçigan është bërë viral në rrjetet sociale duke marrë shumë vlerësime. Manifestuesit në Flint Micigan, të mbledhur para stacionit të policisë, dëgjuan fjalët e sherifit të kontesë, Kristofer Suanson, i cili foli me ta para se të bashkohej me protestën paqësore pasi dorëzoi kaskon dhe shkopin e gomës në shenjë paqe.

Sherifi theksoi se agjentët e policisë në vend nuk janë të gjithë si ish agjenti Derek Chauvin, i akuzuar për vrasjen e Floyd. Ai shtoi se askush nuk duhet të mendojë për asnjë sekondë se ai përfaqëson të gjithë policinë e vendit. Jashtë stacionit të policisë së Ferguson, në shenjë respekti efektivët u gjunjëzuan për nëntë minuta, aq sa zgjati dhe agonia e Floyd gjatë mbytjes. Turma inkurakoi agjentët për spektaklin e solidaritetit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *