• |
ide | kryesore

Durrës/ Punonjëset e një fasonerie në protestë: Nuk kemi marrë pagën e luftës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtatëdhjetë gra të një fasonerie në Durrës kanë dalë në protestë, pasi shprehen se nuk kanë marrë pagën e luftës.

Ata kanë bllokuar hyrjen e tatim taksave në qytetin bregdetar. Gratë thonë se nuk kanë marrë pagën e luftës, të premtuar nga qeveria.

“Disa prej nesh e kanë marrë pagën e luftës, ndërsa disa të tjera ende nuk e kanë marrë. Nuk do të lejojmë që zyrtarët të hyjnë nëpër zyra, pasi sic nuk po marrim ne rrogë, edhe ata të mos marrin rrogën”, thanë gratë që punojnë në fasoneri.

Qeveria ka premtuar pagën e luftës për të gjithë ata që janë prekur nga pandemia , ndërsa shumë punëtor/e janë ankuar se nuk kanë marrë paratë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *