• |
ide | kryesore

Dalin detaje nga hetimet/ Snajperisti që qëlloi mbi Ardian Çapen ishte profesionist

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ishte ora 09:31 minuta e mëngjesit, kur Ardian Çapja po dilte nga banesa për të shkuar te Hotel Univers, 100 m larg.

Teksa po zbriste shkallët, 55-vjeçari u qëllua me snajper nga Kodra e Krastës. Plumbi e goditi në shpatullën e majtë. Snajperisti ka qëlluar vetëm 1 herë, pasi Çapja ishte rrëzuar dhe ai nuk kishte më pamje vizuale.

Qitësi dyshohet se ishte vendosur në fund të Kodrës Krastë, që ndodhet përballë vilave të familjes Çapja, rreth 280 metër largësi.

Ka përdorur edhe silenciator dhe gëzhojën nuk e ka lënë në vendin e ngjarjes. Bazuar në këto të dhëna, hetuesit thonë se bëhet fjalë për një vrasës profesionist.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se teksa u qëllua me snajper, në rrugën e Çapjave ndodheshin dy persona. Ata janë parë nga dy dëshmitarë, të cilët kanë thënë në polici se nuk i njihnin.

Pasi objektivi u qëllua, dy personat që rrinin pranë vilave të Çapjave kanë shkuar drejt makinës Volksvagen, e cila qëndronte pranë rrugës kryesore Elbasan-Librazhd.

Snajperi dhe dy vëzhguesit kanë vrapuar menjëherë drejt saj sapo objektivi është qëlluar, duke besuar se e kanë lënë të vdekur.

Kanë ndjekur rrugën kryesore Elbasan-Librazhd dhe të rreth rrotullimi i Zaranikës janë nisur për në Fushë-Mbret, ku edhe kanë djegur makinën.

Në zonë i prisnin bashkëpunëtorët e tjerë me një makinë fuoristradë.

Në mjetin e djegur lanë snajperin dhe disa municione, shpërthimi i të cilave plagosi edhe një zjarrfikës. Snajperit i kishin fshirë numrin serial, por burime nga grupi hetimor i thanë Televizionit Klan thanë se kanë arritur të zbulojnë të dhënat e armës.

Disa kamera sigurie kanë filmuar atentatorët pranë shtëpisë se 55-vjeçarit, e po ashtu edhe teksa janë larguar me fuoristradë, por nga filmimet ka qenë e pamundur që të identifikohen.

Disa prej tyre besohet se kanë pasur maska plastike, e të tjerët mbanin kapele e maska të zeza.

Ardian Çapja vijon të qëndrojnë në Spitalin e Traumës, ende në rrezik për jetën, por mbrëmjen e të hënës ka dhënë dëshminë e parë për policinë. Ai vijon të mohojë atentatin dhe ka mbrojtur versionin se është rrëzuar mbi një hekur që i ka shpuar tejpërtej.

“Nuk guxon njeri të më vrasë në shtëpinë time. Pasi u rrëzova nga banesa në shpatull më ka hyrë një hekur, prandaj ngeli edhe plaga. Ju po mashtroni”, – u është drejtuar Ardian Çapja oficerëve që e pyetën për ngjarjen.

Mjekët dhe policia nuk e besojnë këtë variant, pasi ekzaminimet flasin për një plumb që i ka kaluar fare pranë zemrës dhe në shtëpinë e Capjas nuk kanë gjetur hekurin që ai pretendon se e ka shpuar.

Prokuroria po heton pistën e përplasjeve të vjetra mes grupeve kriminale të Elbasanit. 28 persona janë marrë në pyetje, por asnjë nuk është ndaluar.



6 Comments

  1. “Dalin detaje nga hetimet/ Snajperisti që qëlloi mbi Ardian Çapen ishte profesionist”
    no shit sherlock ….

  2. Snajperisti snajperoj me snajper…… prej plot 280 m.

    Gazetar kuar, qe shqipen e ke mesu me korrenspondence.

  3. 1. Ta kishte hequr qafe, vt, mire do bente. Nje plehre me pak. Megjithse ka me shumice plehra ky vend.
    2. Profesionist!!! Nje mut! Mbase me ndonje kurs 3 mujor.
    3. Ai muhabeti i automjetit te djegur. Eshte bere e modes, qe pas cdo atentati, digjet automjeti! Si pa lidhje, kur ka menyra te tjera me efikase per tja hedhur policise!

  4. ka shumë mundësi që hekuri që i ka hyrë në shpatull,të jetë larguar me makinë dhe ti ketë vënë zjarrin asaj!!
    prandaj nuk gjëndet në vëndin e plagosjes!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *