• |
ide | kryesore

Video/ Real i përgjigjet ‘flakë’ Barcelonës: kthehen dy pikët distancë

-Instant, Sport, Video



Real Madrid debuton në fushën e Alfredo di Stefano me një fitore 3-1 përballë Eibar, që i përgjigjet në distancë Barcelonës, duke kthyer në renditje distancën e dy pikëve mes dy klubeve rivale. Kros, Ramos e Marcelo vendosën ndeshjen që në pjesën e parë, duke e bërë me vlerë vetëm statistikore golin e shënuar në të 60 nga Bigas.

Zidane kishte deklaruar se po mendon për dy skuadra alternative në kampionat, për të përballuar ngjeshjen e kalendarit, por ndoshta nuk ka dashur të rrezikojë asgjë në debutim, duke përdorur titullarët, që pavarësisht se nuk ishin në Bernabeu, nuk e ndjenë aspak mungesën. Ndoshta goli i Kroos që në minutën e 4 ishte praktikisht një rrugë e shtruar drejt fitores, që u vu në siguri kur kapiteni Ramos shënoi të dytin pas 30 minutash lojë.

Eibar nuk arriti dot të organizohej për ti bërë keq merengues, sepse pësojnë edhe golin e tretë në minutën e 37. Marcelo ka lënë shenjën e tij në këtë ndeshje me golin e realizuar dhe gjestin e bërë në memorie të George Floyd: gjunjëzim në fushë dhe njërën dorë drejtuar lart.

Pjesa e dytë kishte ritëm më të qetë, ndoshta edhe të kondicionuar nga konsumi i energjisë dhe Eibar arriti të ngushtojë diferencën në minutën e 60 me Bigas. Kaq nuk mjafton për të komplikuar planin e Blancos për tre pikë dhe Zidane e sheh veten përsëri -2 nga Barcelona, në kuotën e 59 pikëve, pas 28 javësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *