• |
ide | kryesore

Publikohet data për Oscars 2021

-Instant, Paparazzi, Slider



Për herë të parë në 40 vite, ngjarja më e madhe në industrinë e filmit do të shtyhet. The Academy of Motion Picture Arts and Sciences njoftoi se ceremonia e 93 e ndarjes së çmimeve nuk do të zhvillohet në shkurt, por në prill të vitit 2021. Saktësisht më 25 prill, 2021

“Për më shumë se një shekull, filmat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ngushëllimin, frymëzimin dhe argëtimin tonë gjatë kohërave më të errëta. Me siguri që do ta bëjnë këtë gjë edhe këtë vit. Ne shpresojmë që me zgjatjen e periudhës së pranimit të sigurojmë fleksibilitet për kineastët dhe të mos i penalizojmë,” thanë (via CNN) presidenti David Rubin dhe drejtori i përgjithshëm Dawn Hudson. Zërat se ceremonia e Oscars 2021 do të shtyhej për në prill pati në fund të majit, ku burime për Variety thanë se Akademia do të shtyjë ceremoninë. “Është e pamundur të dihet se si do të vijojë,” tha asokohe burimi. “E dimë që do të festojmë arritjet më të mira në kinematografi, por nuk e dimë se në ç’formë.”

Sipas rregullave të zakonshme, një film duhet të jepet për një javë në kinematë e Los Angeles që të kualifikohet për Oscar. Por këtë vit, shumica e filmave janë transmetuar në mënyrë digjitale ndërkohë që kinematë janë ende të mbyllura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *