• |
ide | kryesore

Beyonce, gati për të publikuar albumin e ri

-Instant, Paparazzi, Slider



Beyonce surprizoi internetin duke publikuar këngën “Black parade ”, të bashkëshkruar me Jaz-Z. “Black Parade” u krijua për të mbështetur fondin Black Business Impact, që administrohet nga National Urban League dhe ka qëllim që të ndihmojë bizneset e vogla të njerëzve afro-amerikanë. The National Urban League është organizatë për të drejtat e afro-amerikanëve me qendër në Nju Jork.

“Black Parade” është një përjetim personal që niset nga historia e nënës së Beyonce-s që siç këngëtarja thotë, “është edhe historia e saj gjithashtu”.“Gëzuar Juneteenth Weekend! Shpresoj të gëzojmë dhe festojmë së bashku, qoftë edhe në mes të kësaj lufte,” shkroi Beyonce në YouTube. Juneteenth është manifestim që tregon emancipimin e atyre që dikur ishin skllevër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në YouTube, njerëzit shkruajnë se “Beyonce u rikthye me të vërtetë” dhe duket se “është gati për albumin e shtatë”. Albumi i fundit i realizuar në një studio muzikore është “Lemonade” (2016) dhe nuk është çudi që Beyonce të publikojë albumin e radhës, i cili me gjasë do të përmbajë motive të fuqishme të #blacklivesmatter, lëvizja që kërkon barazi për njerëzit me ngjyrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *