• |
ide | kryesore

Aktori turk, baba për të dytën herë

-Instant, Paparazzi, Slider



Megjithëse është munduar ta mbajë sa më hermetike jetën e tij private, aktori i njohur turk Murat Yildirim nuk ka mundur ta mbajë dot më gjatë këtë lajm të bukur.
Ai do të bëhet baba për herë të parë dhe duhet të jetë në qiellin e shtatë nga lumturia!

Bashkëshortja e Murat-it, Iman Elbani, është në muajin e dytë të pritjes së ëmbël dhe ende po presim për të mësuar gjininë e bebushit.

Megjithëse aktori nuk ka dhënë asnjë lajm të tillë për mediat, kanë qenë personat pranë tij që e kanë konfirmuar lajmin e bukur të pritjes së ëmbël.

Murat Yildirim dhe Iman Elbani kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre në vitin 2016.
Aktori u bë tepër i njohur për publikun shqiptar me rolin e tij si “Savashi” në serialin turk “Dashuri dhe ndëshkim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *