• |
ide | kryesore

Basha në Zall Bastar: Plan për të patur prioritet fermerin shqiptar, jo për t’i çuar lekët tek mafiozët e inceneratorëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha është ndaluar në Zall Bastar të Tiranës ku ka takuar një fermer dhe u njoh me ankesat, problemet dhe vështirësitë  e tij.

Basha thotë se qeveria e nesërme ka një plan që fermeri dhe blegtori shqiptar të jenë prioritet pasi që në vitin e parë buxhetor do i akordohen një shifër jo më e paktë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Lideri demokart thekson se lekët e qytetarëve shqiptarë me planin qeverisës të PD do të rikthehen tek shqiptarët dhe nuk do të shkojnë tek oligarkët apo mafiozët e inceneratorëve të bandës së Lushnjes.

“Për të treguar se nesër me vullnet politik, vizion dhe plan që paratë nuk i çon tek oligarkët dhe mafiozët e inceneratorëve të bandës së Lushnjes, një grusht njerëzish që marrin taksat tuaja dhe jetojnë në luks dhe vjedhin taksat e shqiptarëve, por një qeveri që taksat e shqiptarët i çon tek shqiptarët. Për të zhvilluar dhe për të hapur aktivitet ekonomik dhe bujqësor. Nesër do jetë e mundur që ky vendi i mrekullueshëm të kthehet në një bekim për gjithë shqiptarët.” – tha Basha.



4 Comments

  1. Ku e ke kete planin ”’ qe paratë nuk i çon tek oligarkët dhe mafiozët e inceneratorëve por tek fermeret ””’ ?
    Publikoje ta lexojme . Shkon fshat me fshat dhe flet per ‘ MASA KONKRETE’ , ‘PLANE KONKRETE’ , etj etj etj .
    Por deri tani asgje nuk ke treguar.
    Te kujtohet para zgjedhjeve te 2017 kur fole per ‘ MASA KONKRETE PER TE HAPUR E RINOVUAR PD ‘ ?
    Nje gazetare e Klanit te pyeti cilie shte ky plan ? Ti ngele si guak , nuk dije cfare te thoshe.
    Deri me sot jo qe plan ‘ PER TE HAPUR DHE RINOVUAR PD’ nuk kemi pare , por PDja u mbyll dhe me shume.
    Me duket se ky shkon me idne qe genjeshtra me e madhe vetem 3 dite mbahet mend, pastaj harrohet.

    Llafe sa per te thene qe egziston dhe ti.

  2. Perse nuk i permendni emrat e oligarkeve. Perse nuk premtoni drejtesi dhe sekuesteim te pasurive te tyre ? Apo e keni me gjoja. E betonizuat gjthe Tiranen, e privatizuat gjithe bregdetin, i grabitet bashke gjithe minierat, jetoni neper luks dhe shisni perralla per oligarke qe ju sherbejne a jane kllouna pas te cileve jeni te gjithe me sigurimsin Ruci, Berishen Ranen, Meten, Tahirin e kompani. Te felliqur qe doni ta shpopulloni kete vend..

  3. Marrin një person, e veshin me të bardhë dhe…”/ Skenari i Kapexhiut: Budinave ua kanë injektuar viusin me urdhër të Ramës,I cmenduri salih i cmendi dhe keta qe sistemi tjeter i jep te role spiunesh neper filma

  4. Ne teresine e ketij lajmi bajat ka nje moment per t’u vleresuar; portreti i pare ne krah te majte te fotos. Sikur te kerkonit ne gjithe Azine e vuajtur nuk do te gjenit nje fytyre idioti te mjere me te perkryer se ai.
    Urime regjise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *