• |
ide | kryesore

Filmi i “Eurovision” tashmë në Netflix

-Instant, Paparazzi, Slider



Për ata që ende ndjehen të shqetësuar pas anulimit të konkursit të sivjetëm të këngës “Eurovision”, erdhi një komedi nga Will Ferrell që është ashtu si vetë nata e “Eurovision”-it.

Ferrell luan rolin e Lars Erickssong, një version islandez i karakterit të tij të njohur. Larsi ka qenë i dashur për “Eurovision”-in që nga fëmijëria, kur performanca e Grupit Abba me këngën “Waterloo”.
Me shoqen e tij më të mirë Sigrit Ericksdottir (Rachel McAdams), ai formon një duet dhe interpretojnë një këngë të zhanrit pop. Ata dëshirojnë të përfaqësojnë Islandën në konkursin e ardhshëm, i cili po zhvillohet në Edinburgh. Kur të gjithë pretendentët e tjerë vdesin misteriozisht në një shpërthim të madh, ata marrin mundësinë e tyre për të përfaqësuar vendin.
Nëse ata fitojnë, Islanda do të duhet të mirëpresë shfaqjen vitin e ardhshëm – kjo është arsyeja pse ministri i financave të vendit dëshiron që ata të dështojnë, pasi kostoja do të fundoste ekonominë e përhumbur të vendit.
Filmi është një satirë politike, e shkruar dhe me regji nga komediani amerikan dhe ish-prezantuesi Jon Stewart.
Kolona zanore e filmit e titulluar “In the Mirror” këndohet nga artistja e famshme Demi Lovato, ndërsa filmi i plotë është publikuar sot dhe do të jetë pjesë e platformës Netflix.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *