• |
ide | kryesore

FOTO/ Fshehën 77 mijë franga, arrestohet çifti në Morinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim e koordinim të veprimeve me shërbimet e Policisë së Kukësit ka zbuluar një rast të transfertës së parave në mënyrë të paligjshme nga jashtë vendit.
Pas analizës së riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. F.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën në çantën personale të shtetases R. B., pasagjere, 77160 franga zvicerane të padeklaruara nga ana e e tyre, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia thotë se në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve B. F., 35 vjeç, banues në Kavajë dhe R. B., 27 vjeçe, banuese në Ndroq, Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *