• |
ide | kryesore

Mbyllet Urdhri i Farmacistit, një punonjës del me covid-19

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një anëtar i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë rezulton pozitiv me COVID-19. Lajmi bëhet i ditur nga vetë institucioni, i cili ka mbyllur zyrat dhe thotë se do të funksionojë online.

“Ju bëjmë me dije se një nga anëtarët e stafit tonë, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Në zbatim të protokollit të miratuar dhe në pritje të kryerjes së testimit për të gjithë stafin, zyrat do qëndrojnë tē mbyllura deri në një njoftim të dytë.

Të gjitha shërbimet e mundshme do kryhen online. Duke ju kërkuar të vazhdoni të respektoni maksimalisht masat për parandalimin e përhapjes së COVID – 19, në mbrojtje të shëndetit tuaj, familjarëve dhe popullatës që i shërbeni, ju urojmë të gjithëve punë të mbarë!” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të nderuar kolegë,
Ju bëjmë me dije se një nga anëtarët e stafit tonē, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Në zbatim të…

Posted by Urdhri i Farmacisteve te Shqiperise on Sunday, July 5, 2020



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *