• |
ide | kryesore

Shefja e Infektivit nxjerr blof Ramën: Komiteti i Ekspertëve sugjeroi, vendimet i mori qeveria

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Për gjatë gjithë kohës që nga fillimi i pandemisë, kryeministri Edi Rama është fshehur pas të ashtuquajturit Komitet të Ekspertëve që sipas tij ka marrë të gjitha vendimet. Rama e ktheu në refren se mbyllja dhe hapja, karantina dhe testimet nuk vareshin prej tij, por ishin vendime që kishte marrë ky Komitet.

Por një variant tjetër dha mbrëmjen e së shefja e Repartit Infektiv, Najada Çomo e cila është pjesë e këtij komiteti. Në një intervistë që ajo dha për emisionin “Open” në TCH ajo tha se Komiteti i Ekspertëve nuk merr vendime, por vetëm jep sugjerime. Çomo tha se vendimet i merr qeveria.


“Unë jam pjesë e Komitetit të Ekspertëve dhe ne kemi bërë sugjerime. Komiteti është këshillues, vendimet i merr qeveria. Ne nuk marrim vendime, por sugjerojnë tek qeveria që të marrë masa siç ne e shikojnë të arsyeshme. A jemi dëgjuar? Unë kam pasur komentet e mia dhe mund të them që fjala ime është dëgjuar për kërkesat që kam pasur sa i takon Spitalit Infektiv për ilaçet, respiratorët apo masat mbrojtëse”, – u shpreh Çomo.

Më herët edhe anëtari tjetër i Komitetit të Ekspertëve, Tritan Kalo ka deklaruar se ata nuk marrin vendime, por vetëm bëjnë sugjerime. ©LAPSI.al

11 Comments

  1. listën e të deleguarve në zonat kryesore në vend ku vihet re një dominim emrash i atyre që kanë qenë pjesë e qeverisjes “Berisha” në nivel ministrash si Genc Pollo, Florion Mima, Flamur Noka, Aldo Bumçi, në nivel zv-ministrash Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, Avenir Peka, Bardh Spahia, në nivel drejtorësh të rëndësishëm si Sait Dollapi, Arben Ibro, Ervin Minarolli e emra të tjerë sërish në kohën e qeverisjes “Berisha” si Xhemal Gjunkshi, apo Arben Kashahu.

    Në listën e të deleguarve është përfshirë edhe financieri i PD-së, Ilir Dervishi, një nga dy emrat që ka firmosur kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në 2017, Kete kane bere te gjitha qeverite,komiteti sugjeron politika vendos kete ka thene dhe como

  2. Lajm per gomeret.

    Po ajo dihet qe vendimet i mer qeveria kurse komiteti i eksperteve sygjeron qeverine si te veproje.

    Rendesi ka vetem titulli qe ‘ RAMA DEL BLLOF’ .. dhe pastaj gomeret pasi hane kete lloj ferr , fillojne te pellasin .

    RAMA NK KA THENE KURRE QE VENDIMET I MERR komiteti i eksperteve.. por QEVERIA NDJEK SYGJERIMET E KOMITETIT TE EKSPERTEVE.

    hani ferra gomeret e shqupit hani ..

    1. O ferr qe rama nuk degjon kend nuk eshte e nevojshme qe te dali ne dite te pandemis dhe qe flet 2 genjeshtra ne nje fjali gjithashtu; rama thote ashtu sic duhet po nuk ben vec sipas kokes idjote e mafioze qe ka; ha m..

  3. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

    Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

    Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

  4. Meqe ra llafi, si ka mundesi qe nuk po e padit per SHPIFJE Ramazoni Gjergji Thimion????? Ramazoni te padit per shpifje edhe kur i thu qe e ke emrin Edvin…… Si duket “paska patur krsima ne Paris”.

  5. Sot doja te beja nje falenderim nje vleresim maksimal per bluzat e bardha, qe sherbejme ne vijen e pare te frontit te luftes. Jane heronj, qe duhen pergezuar cdo moment per kete sakrifice te pashoq, angazhim si asnjehere tjeter. Najada Como eshte nje nga ato qe punon orar pa orar, me perkushtim dhe dedikim. I gjithe ky popull, sot me shume se kurre duhet te ndjehet krenar dhe i bashkuar per kete ekip mjekesh qe ka nxjerre. Eshte raskapitese te rrish 12 ore ne dite me ato rroba, te perballesh me aq shume paciente, nje pjese e te cileve mbarojne ne syte e tu.
    Eshte e turpshme qe ne kete rast te futesh politiken. Ajo ka mekatet e saj, por skemi pse fusim mjeket ne kete thes.
    Degjuam nje prononcin te Tit Vasilit te LSI.
    Jo me cdo gje, behet opozite. Nje njeri pa pike integriteti, nje sahan lepires, nje vemie qe del e brockullit, nje rob koti, nje cop m…
    Sot me shume se kurre keta mjeke kane nevoje per solidaritetin tone. Ju lutem te tregohemi dinjitoze dhe te llogjikshem.

    1. ada menyra si flet apo shan Vasilin e lSI ….qe kritikon me fakte qeverin tregon se je ti qe po ben politike “me cdo gje”; nuk po nencmon kush punen e eksperteve po perkundrazi po nenvizohet se pikerisht qe nese direktivat ekspertet ne lidhje me kovid duhet qe direkt te ishin aplikuar nga qeveria sic ben bota demokratike ketu nuk eshte bere vec ne menyre seleksjonuese, sic ka vendos qeveria apo me mire rama; problemi po nuk u politizua nuk gjen zgjidhje; e ato urimet e tua si duhen hic bluzave te bardha po u duhen kushte pune e shtese rroge qe qeveria nuk ja zgjidh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu