• |
ide | kryesore

Video/ Teuta e pandalshme: Skënderbeu del mirë me vetëm një gol të pësuar

-Instant, F1, Sport, Video



Teuta i rimerr vendin e tretë Lacit dhe shkon në 7 ndeshje pa humbje. Durrësakët konfirmohen skuadra e momentit dhe e tregojnë fizikisht e teknikisht, me manovrën fluide që nuk i lë asnjë shans kundërshtarëve, edhe atyre që kryesojnë kampionatin. Korcarët janë totalisht të coroditur, nga shpejtësia e lëvizjes dhe intensiteti i presingut të Teutës, që është e pafat duke goditur dy herë traversën me Kallakun e Hebaj.

Daja mund të nervozohet sa të dojë në pankinë, por skuadra e tij e kishte lëshuar fushën dhe nuk arrinte as të mbrohej. Dominimi i Teutës ishte i dukshëm por ndoshta ai problem para portës, që i ka kondicionuar kampionatin, nuk është zhdukur ende plotësisht. Kallaku gjeti golin në minutën e 56, duke i dhënë mundësinë Teutës të mendonte për administrimin, pa rrezikuar asgjë prapa.

Përfundon kështu, seria e fitoreve është harruar në Korcë, sepse 1-0 e pësuar në Niko Dovana është e pesta ndeshje pa sukses për Ilir Dajën e të tijtë që zbresin me shpejtësi në vendin e gjashtë dhe rrezikojnë të kompromentojnë një vit, që dukej se mund të ishte i suksesshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *