• |
ide | kryesore

Thyen rekord kënga e Mozzik dhe Kidës

-Instant, Paparazzi, Slider



Tre ditë më parë Kida dhe Mozzik publikuan projektin e tyre të ri, të përbërë nga dy këngë, “Paranoja” dhe “Pishmon”, që po bën namin dhe deri tani numëron 6 milionë klikime.

Kënga theu rekorde dëgjueshmërie, teksa Mozzik u bë artisti i parë shqiptar me dy këngë “on trending”, pasi disa ditë para “PP” publikoi “Madonnën” e famshme.

Mirëpo, nëse menduat se i keni parë të gjitha keni qenë gabim, pasi kjo kënga mund të quhet zyrtarisht kënga e rekordeve.
Moderatori Alaudin Hamiti tregoi sot në emisionin e tij “NIN”, ku ishte e ftuar Kida, se për herë të parë një këngë shqiptare ka qenë “on trending” në Finlandë, duke treguar se hiti ka kaluar çdo kufij.
Sakaq, Kida me atë rast konfirmoi edhe bashkëpunimin e dytë me Mozzik, “Kërkun”, që do jetë pjesë e albumit të këtij të fundit “MozzArt”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *