• |
ide | kryesore

“Zëri i Amerikës”: Nesër Këshilli Politik, por takimet e të mëdhenjve shihen me dyshim në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Forcat kryesore politike pritet të takohen sërish në Këshillin Politik për reformën zgjedhore 45 ditë pasi arritën më 5 qershor një marrëveshje mbi përmirësimin e proceseve zgjedhore.

Një muaj e gjysmë pasi marrëveshja e dakordësuar me ndërmjetësimin e diplomatëve amerikanë, europianë dhe britanikë ende nuk është miratuar në parlament, nga diskutimet e të hënës mund të hapet një kapitull i ri, apo mund të rihapen debate, që të vihen në dyshim pikat e marrëveshjes së 5 qershorit.

Përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare janë shprehur se marrëveshja e 5 qershorit duhet miratuar pa ndryshime, ndërsa për amendamente kushtetuese nuk ka më kohë të mjaftueshme për konsultime gjithëpërfshirëse.

Shumica ka deklaruar se është gati t’i miratojë në parlament edhe marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën jashtëparlamentare edhe ndryshimet kushtetuese që kërkoi opozita brenda parlamentare për listat e hapura në zgjedhje.

Ishte Presidenti i Republikës Ilir Meta ai që ftoi në një takim kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të diskutuar mundësinë e rimbledhjes së Këshillit Politik, ku u arrit marrëveshja e 5 qershorit, për të diskutuar tema që lidhen me zgjedhjet.

Ideja u prit me entuziazëm nga kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi publikisht se ishte gati qysh të hënën të shkonte në Këshillin Politik për të bindur opozitën mbi dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë dhe do të ishte akoma më mirë nëse do të vinin edhe presidenti Meta edhe kryetari i Partisë Demokratike Basha.

Por opozita e bashkuar deklaroi pas reagimit të zotit Rama se ishte e gatshme të vazhdojë diskutimin dhe punën në Këshillin Politik për çdo temë dhe çështje që lidhet me zgjedhjet, por pa penguar apo vonuar miratimin pa ndryshime, sa më parë të dakordësisë së 5 Qershorit.

“Ndryshimet kushtetuese, të hartuara në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste, jashtë Këshillit Politik dhe pas Dakordësisë së 5 Qershorit, prishin marrëveshjen e arritur mes palëve” – thuhet në deklaratën e opozitës.

Sipas këtyre marrëveshjeve, thotë opozita, çështjet e dakordësuara në 5 Qershor duhet të aprovohen pa asnjë ndryshim dhe pa vonesa të mëtejshme për të mundësuar zbatimin e dispozitave të reja zgjedhore, duke përfshirë ngritjen e KQZ së re dhe fillimin nga puna për zbatimin e identifikimit biometrik të zgjedhësve.

Takimet mes drejtuesve kryesorë të dy partive më të mëdha politike janë parë shpesh me dyshim në arenën politike të Tiranës si të dëmshme për partitë më të vogla dhe për cilësinë e demokracisë shqiptare në tërësi.

Humbja e ndjeshme e kohës është një tjetër problem shqetësues për vëzhguesit vendas dhe ata ndërkombëtarë. Grindjet politike i shtyjnë zgjidhjet e problemeve deri në ditën e fundit, ku pastaj kërkohet mirëkuptim me nxitim nën presionin e afateve ligjore.

Partitë kryesore arritën një marrëveshje në janar se reformën zgjedhore do ta përfundonin brenda muajit mars, pastaj ranë dakord që do ta kryenin brenda muajit maj.

Dhe tani 45 ditë pasi kanë arritur marrëveshjen 5 qershorit me shtytjen e pazakontë të diplomatëve perëndimorë, mund të humbin sërish kohë duke rindezur debatet në mbledhjen e të hënës, ku përballë numrit 1 socialistëve është njoftuar se do të jetë numri 2 i demokratëve.



7 Comments

  1. Eshte edhe Murrizi ,qe edhe kur lufton as te vret e as te q*ine .
    Perfundimi dihet , gishtin e mesit shqiptarve

  2. NJE VERRE NE UJE DO BEJEN , KETA NUK DUAN TE BEJNE NDRYSHIME POR I MARRIN MEND MILETIT SE GJOJA PO PERPIQEN .

  3. Gazidede e mbajti këtë detyrë deri në 9 prill 1997. Pas arratisjes së Gazidedes, i cili akuzohej për krime njerëzore, Berisha u shpalli lufë të gjithë krerëve të SHISH, që nga Fatos Klosi deri tek Bahri Shaqiri. Në 9 gusht të 2012, një vit para se të rrëzohej nga pushteti, Berisha, në koordinim me Bujar Nishanin, emëroi në krye të SHISH, Visho Ajazi Likën, i cili ishte pjesë e qeverisë së PD si zëvendësministër si dhe kishte qenë krahu i djathtë i Gazidedes.

    Në 30 tetor 2017, Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen në këmbim të një posti diplomatik. Edhe këtë radhë SHISH nuk i shpëtoi skandalit të përgjimeve. Një grup hetimor i Komisionit të Sigurisë Kombëtare konfirmoi se gjatë drejtimit të SHISH nga i besuari i Berishës, Visho Lika, ishin përgjuar të gjithë krerët e politikës, përveç Berishës. Presidenti Ilir Meta, në atê kohë kryetar i LSI, ishte politikani më i përgjuar, konretisht mbi 800 herë

  4. PD NUK DUHET TE SHKONTE ME NE ATE TAKIM SEPSE RAMA KA PREGATITUR MURRIZIN TE PRISH KETE TAKIM E SI RRJEDHOJ FAJNE E KANE VETE ATA TE DJATHTET UNE DO ISHA NDAKORT POR KETA SDIN SDUAN SHTET SDIN TE QEVERISIN PRA MURRIZI MUND DHE DO KALOJ NE EKSTREM DHE GJITHE QELLIMI ESHTE TE NJOLLOSET E DJATHTA DHE RAMA TE RRI SI DGELI NE MAJ TE PLEHUT DHE PASTAJ TE FLASE SI E JOMA E ZEQOZ NE MAJ TE THENES,KY MASKARA …………….

  5. KETIJ PLEHU PARA 10 VITESH BERISHA I THOSHTE SHKUAJE TI KODIN TA MIRATJ OSBE DHE ODIRI DHE EJA TA VOTOJ PA ASNJE NDYSHIM SIC E DO TI VETEM E VETEM TE HEQESHIN VIZAT E SHQIPTARVE DHE JO PER KARRIKEN E VETE PRA BERISHA KY PLEH PO LENE SHQIPTARET JASHTE EUROPES NE FAKTE PER KETE MISION KA ARDHUR NE PUSHTET SHQIPERIA DREJT RUSIS KOSOVA E SHKATERRUAR MIKU PARTNER I I TIJ VUCIC DHE PUTINI TE JENE NE RREGULL,KY SHQIPETARET NUK I KA FARE NE LEISTEN E VET VETEM LLOJNE E TI TE PARNERITETI BURR-BURR GRUA-GRUA …………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *