• |
ide | kryesore

Amber Heard pretendon se Johhny Depp e ka akuzuar për tradhëti

-Instant, Paparazzi, Slider



Amber Heard pretendon se ish-bashkëshorti i saj Johnny Depp e ka akuzar për tradhti me kolegët, me të cilët ka bashkëpunuar për filmat e saj! Në një zbardhje të deklaratatve të saj të bëra në gjyq, sipas Daily Mail, ajo shprehet se aktori e ka akuzuar për tradhti me një listë të madhe kolegësh përfshi Eddie Redmayne, James Franco, Jim Sturgess, Kevin Costner, Liam Hemsworth, Billy-Bob Thornton, Channing Tatum – madje dhe me gra, Kelli Garner. Ajo pretendoin se Johnny i ka thënë që ka pasur një lidhje edhe me Leonardo DiCaprio-n pas një audicioni, të cilin e quajti “kokë kungull”. Pohimet e saj të jashtëzakonshme dolën pasi aktorja ka filluar ditën e tretë të paraqitjes së provave se është dhunuar nga ish-bashkëshorti në shumë raste, kur ai ka qenë i pirë dhe i droguar. Madje ajo foli në veçanti edhe për një rast në Australi, ku pretendon se Depp e ka mbajtur peng për tre ditë. E veshur me një bluzë kremi dhe me flokët e saj të gjatë të lidhur gërshet në njërën anë të kokës, Heard foli për abuzimin fizik dhe verbal të ish-burrit, teksa rrinte larg tij në gjyq. Ajo u shpreh se ndihej si e marrë peng në marrëdhënien e tyre dhe e trembur gjatë gjithë kohës. Heard, 34 vjeç, gjithashtu pritet të përballet me akuzat se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me miliarderin e Tesla-s, Elon Musk dhe pretendimet e miqve të Depp se ajo e sajoi abuzimin për të shantazhuar ish-burrin e saj kur u divorcuan në vitin 2016.

Aktorja, e cila u përfaqësua nga avokatja e saj Jennifer Robinson, ka ndarë fotografi të fytyrës së saj në dukje të mavijosur pasi Z. Depp dyshohet se e kishte goditur me një telefon në fytyrë – por dëshmitarët e aktorit kanë pohuar se nuk kishte shenja lëndimi kur e panë atë një ditë më pas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *