• |
ide | kryesore

Ylli Ndroqi mohon ndalimin në Itali: Isha në SHBA ,me ftesë të Mishel Obamës

-Instant, Lajme, Të fundit

Avokatët e sipërmarrësit Ylli Ndroqi publikuan një dokument të gjykatës dhe prokurorisë italiane që synon të hedhë poshtë pohimin e SPAK për një çështje penale të regjistruar në vendin fqinj ndaj pronarit të RTV Ora.

Sipas dokumentit të lëshuar nga gjykata e Torinos, me kërkesë të avokatit Engjell Agaçi, ndaj shtetasit Ylli ndroqi nuk ka çështje penale të hapur.


Pyetjes rreth predecentit të pretenduar të vitit 2015, gjykata e Torinos në itali i është përgjigjur me fjalinë se “fakti nuk ekziston”.

Por megjithëse ky sqarim është bërë nga autoritetet italiane vite më parë me shkresën zyrtare drejtuar avokatit Engjell Agaçi, episodi i Italisë përmendet në kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e 26 pasurive përfshirë edhe televizionet Ora dhe Ora News.

Sipas juristëve, sjella e këtij episodi, edhe pse të sqaruar në mënyrë përfundimtare dhe me vendim themeli nga drejtësia italiane, është bërë në mënyrë të qëllimshme.

Në kushtet kur çdo bazë ligjore tjetër nuk shërbente për rastin dhe ligji i vitit 2009 nuk mund të zbatohej për ngjarje të ndodhura para këtij viti, organi i akuzës duket se ka përdorur precedentin e pretenduar në Itali në vitin 2015.

Por në lidhje me këtë rast, përveç konkluzionit të gjykatës së Torinos e cila thekson se fakti nuk ekziston, avokatët e biznesmenit Ndroqi thonë se ndaj tij nuk ka pasur asnjë urdhër policor.

Në periudhën në fjalë, thonë avokatët, Ylli Ndroqi ka qenë në SHBA me gjithë bashkëshorten Mimoza Ndroqi, i ftuar nga Zonja e Parë e kohës Michelle Obama.

Udhëtimi në SHBA, sipas tyre, është bërë me ftesë zyrtare për të marrë pjesë në aktivitetin e fëmijëve me probleme të veçanta shëndetësore.

Siç e vërtetojnë edhe vulat në pasaporta, udhëtimi vajtje-ardhje është bërë tranzit nga Gjermania pa pasur asnjë pengesë apo ndalim nga policia edhe pse gjithë itinerari i lëvizjes është bërë në vende që janë anëtare të Interpolit, të cilat nuk kishin pengesa për të zbatuar urdhër ndalimi apo arresti nëse do ta kishin një të tillë nga autoritetet italiane.

6 Comments

  1. Hahahaha… Ku i gjeni keto mor amani.
    Po per ate Pasmexhiun, ju ktheu pergjigje gjykata italiane? Shume I zgjuar ky avokatua… Po te ishte se kishte probleme me emrin Ylli-Ndro,Qi e dim qe nuk do shetiste neper bote ky kokrra e fshatarit.
    Me Pasmexhiun ca behet? Se me Ndro, Qin. E dim qe eshte ne rregull.

  2. Ky qe helmon femijet me droge, merr pjese ne fushate per femijet me probleme shendetesore. Nejse, a ka njeri qe e beson qe klienti i preferuar i sekretarit te pergjithshem te qeverise me te droguar ne histori nuk eshte marre me droge gjate periudhes 2013-2020? Give me a break.

  3. Sa kollaj e kanë shqiptarët të lehin për cilindo që dëgjojnë mdonjë lajm akoma të pa afirmuar. Po daleni o të uruar se në drejtësi ka prokurorë të përdorur, por ka edhe avokatër të përdorur.
    Dy prokurorë kanë hedhur akuzë se Ndroqi paska vazhduar të merej me drogë edhe në vitin 2015 në Itali.
    Avokatët e Ndroqit , mbështetur edhe tek avokati Engjell Agaçi , sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë e njeriu më i besuar i Ramës, kanë zbuluar se në Gjykatën e Torinos, nuk ka asnjë dokument ku të vërtetohet se Ndroqi është arrestuar, bile ai pikërisht në këtë kohë ka qenë i ftuar nga Michele Obama bashkë me të shoqen, për një aktivitet ndërkombëtar bamirësie.
    Mbase edhe mund të dyshohet se në ndonjë proçes gjyqësor në vitin 2015 në Torino, mund të ketë dalë emri i Pasmaçiut, për ngjarjen e 1998-ës në Turqi, para 22 vitesh
    Nëse do të kishte pasur ndonjë urdhër arresti për Ndroqin, interpoli do ta kishte arrestuar ate edhe pa u futur në Shtëpinë e bardhë.
    Pse harojmë se gjykatat amerikane kanë arrestuar dy shtetas amerikanë, vetëm se kishin ndihmuar Ramën me 80 mijë dollarë për të takuar presidentin Obama, vetëm për të bërë një foto me te e Rama shpëtoi pa u lagur ?
    Janë të ngatëruara këto punët e drejtësisë në gjithë botën e jo vetëm në Shqipëri.
    Ajo që le hije dyshimi tek Ndroqi, është përfolja se ai para 22 vitesh paskej pasur një emër tjetër, Xhemail Pasmaçiu, e pas dënimit në Turqi, e ka ndruar emrin në Ylli Ndroqi.

    Akoma nuk është kjartësuar nga drejtësia nëse është apo jo i vërtetë ndrimi i emrit, por mendoj se edhe nëse është e vërtetë, gjë që ka ndodhur me qindra shqiptarë që nga kryeministri, kjo nud të justifikohet me pendesën e tij për fajin e kryer në rini, e duke ndruar emrin ka dashur të largojë hijen e keqe të së kaluarës.
    Një veprim i justifikueshëm njerëzor, derisa ai nuk është akuzuar për vrasje të pazbuluar.
    Sigurisht që këto janë hamendësime dhe e vërteta do të dalë kur të kryhet hetimi i plotë

    1. Nderkohe qe kerkohen gjurmet ujku ca po i ha edhe ca po i ushqen. Nuk e di cfare kategorie je ti shoku, por sinqerisht shpresoj te jesh nga e dyta dhe me ate rast te lexosh shkrimin e vjeter te Lubonjes “Te hash nga ujku”. Nje nga me te miret per mendimin tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu