• |
ide | kryesore

Simon Cowell merr veten pas aksidentit

-Instant, Paparazzi, Slider



Simon Cowell ‘po bëhet më mirë’ dhe po rikuperohet pasi ditë më parë u rrëzua nga biçikleta e tij elektrike.

Simon iu nënshtrua një operacioni gjashtë orësh për të futur një shufër metalike në shpinë të shtunën në mbrëmje pasi ra nga biçikleta e tij e re ‘Swind EB-01’.Burime të afërta me familjen thanë se: “Ai është në gjendje më të mirë dhe se ishte shumë me fat që nuk u bë më keq”.

Megjithëse raportohet se është duke marrë disa terapi, Cowell tashmë është kthyer në këmbë duke ecur përreth e madje duke bërë edhe telefonata pune.““Ai është duke ecur përreth por duhet të ketë kujdes pasi kanë kaluar vetëm një ditë nga operacioni”.“Simon ka filluar të punoj që nga dita e djeshme me e-mail. Ai është më mirë dhe është me fat pasi kjo mund të ishte edhe më keq”, vazhdon burimi.

Ish- e dashura e Simon, Terri Seymour gjithashtu ka zbuluar se ai tashmë ka ndërmarrë disa hapa dhe është përpjekur të kthehet në orarin e tij të ngjeshur të punës.Terri e cila ka qenë në lidhje me Simon që nga 2002 deri në 2008 dhe ka ruajtur raporte të mira me ish-in e saj, tha se do të kalojë ca kohë përpara se ai të kthehet në gjendjen e tij të zakonshme, duke shtuar se do të ketë nevojë për shumë terapi fizike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *