• |
ide | kryesore

Dhunoi fizikisht te dashurën, Ozan Guven largohet nga seriali ‘Babil’

-Instant, Paparazzi, Slider



Pak ditë më parë u raportua në mediat turke se aktori turk Ozan Guven ka dhunuar fizikisht të dashurën e tij.

Aktori i njohur për rolin e tij në  serialin “Sulejmani i madhërishëm”, i mohoi akuzat. Madje sipas tij ishte e dashura ajo që e kishte dhunuar atë. Të dy publikuan foto ku tregonin shenjat e shkaktuara nga dhuna fizike. E dashura e aktorit deklaroi se shkak për sherrin e tyre ishte bërë xhelozia ndërsa aktori akuzoi se ajo e kishte kërcënuar se do i shkatërronte karrierën. Pas skandalit që pushtoi mediat, kompania e serialit “Babil”, ku Ozan Guven luan, ka vendosur ta shkëpusë kontratën me aktorin. Ozan nuk e ka pranuar këtë vendim dhe ka kërkuar një shumë të majme për t’u larguar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *