• |
ide | kryesore

Oriola Marashi lë mënjanë luksin/ E mahnitshme edhe mes qepëve, hudhrave dhe thanave

Paparazzi



Padyshim që çdo foto që ajo publikon merr vëmendjen e mijëra fansave. Eshtë fjala për modelen Oriola Marashi, e cila këtë herë ka vendosur që të vijë ndryshe.

Ndërsa shpesh jemi mësuar ta shohim të pozojë mes brigjeve të virgjëra apo nëpër mjete luksoze, sot Oriola ka pozuar pranë qepëve, hudhrave, thanave, dardhave, bostaneve, por edhe rrushit. Madje këtij të fundit nuk i ka rezistuar pa e marrë nëpër duar duke e ngritur disi lart me njërën dorë, teksa i buzëqesh aparatit fotografik me pafajësi.

“A jeni të dashuruar me to?” shkruan Oriola në diçiturën që i ka bërë fotove, ku nuk kanë munguar edhe pozat provokuese me fustanin e ngushtë në trup.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *