• |
ide | kryesore

Parashikimi i Piperos: Deri në mes të shtatorit do vazhdojnë kështu, por më pas…

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero tha se parashikon që situata e infektimeve në vend, të vazhdojë në këto nivele edhe gjatë gjysmës së parë të muajit shtator.

“Është e vështirë të bëjmë parashikime. Unë besoj që deri nga fundi i gjysmës së parë të Shtatorit situata do të jetë pak a shumë e njëjtë dhe mandej të shikojmë. Them kështu sepse ekspozimi vijon të jetë i lartë qoftë për shkak të pushimeve dhe mosrespektimit të protokolleve” u shpreh Pipero në një intervistë në TV Klan.

I pyetur lidhur me nivelet e vdekshmërisë në Shqipëri, mjeku tha se ato janë të krahasueshme me vendet e tjera, por pranoi se Parashikimi i Piperos: Deri në mesin e sdhtatorit situata do të jetë me këto ritme, , krahasuar me vendet e tjera.

“Vdekshmëria në Shqipëri, në spitalet tona është e krahasueshme edhe me vendet e tjera. Natyrisht nëse i referohemi vdekshmërisë në repartet e terapisë intensive tek ne është më e lartë, por kjo është një situatë që duhet analizuar në kohën e duhur. Sa i përket vdekshmërisë në spitale nuk më rezulton që të jetë me lartë se në vendet e tjera”, tha Pipero.

Lidhur me aplikimin e trajtimit më plazmë në Shqipëri, Pipero u shpreh optimist, megjithatë tha se mrekulli me trajtimet Covid sot nuk ka në asnjë vend të botës.

“Duhet të jemi të qartë që mrekulli me skemat e mjekimit me Covid-19 nuk ka sot në asnjë vend të botës, por përdorimi i plazmës ka dhënë rezultate mjaft optimiste dhe po merr përdorim të gjerë në të gjitha vendet. Ndihmon pacientët. Plazma jep një shans për të mbijetuar pacientët”, tha Pipero. /TvKlan



7 Comments

  1. Ja ky është fytyra e nje tradhtari te popullit, gënjen e mashtron. Covidi ka sherim, jepini klorokine dhe zink njerzve, e kane provuar te tjerët qe funksionon. Pse nuk i lejoni ??!! Apo ndiqni “këshillat” e OBSH?!

    Juve jeni armiq të popullit! Fytyra mashtruesish!

  2. Per mua Dr Pipero eshte njeri shume i mire dhe nje profesionist i vertete.

    Qameti jane xhambazet dhe ahengxhnjt e PS 🙂 Ato qe ngatarrojne nje komb te tere me marrzite e tyre unike.

  3. Akoma me kete pidhrobshin merreni ju? Mos i jepni hapesire ketij injorantit pasanik, mos bini kaq poshte.

  4. Qe Pipero nuk mund te rije pa parashikime kete e kemi mare vesh por ajo ministresha qe nuk eshte mjeke çdreqin ka qe çdo nje ore del ne TV e na rekomandon keshilla mjekesore. Ajo duhet penalizuar.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *