• |
ide | kryesore

Rregulli që ndjekin njerëzit e suksesshëm për të qenë produktiv

-Instant, F1, Stil



Rregulli i 2-orëshit është një sekret që praktikohet nga njerëzit e sukseshëm për të qenë sa më produktiv.
Një ndër praktikuesit e këtij rregulli ka qenë dhe Charles Darwin. Kur rrinte pa bërë asgjë, zhytej në botën e tij, mendonte dhe reflektonte. Si mund të të ndryshojë jeta vetëm me 2 orë në javë?

1.Lëre mendjen të bredhë
Krijo më shumë kohë për t’u qetësuar, menduar dhe për të analizuar se në ç’pikë të jetës je. Gjyko nëse je mjaftueshëm i kënaqur me arritjet e tua dhe zbulo ç’pret nga e ardhmja. Thjesht lëre veten të ëndërrojë me sy hapur. Eshtë më produktive sesa kur sforcoheni për të zgjidhur apo krijuar diçka.

2.Bëji vetes pyetje
Për shumë njerëz, të shpenzojnë 2 orë në Facebook konsiderohet normale, por e dini sa shumë mund të reflektoni gjatë 2 orëve? Merrni një laps, një letër dhe shkruani pyetje të tipit: “Çfarë kam arritur dhe çfarë duhet të arrij?” “A ndihem e frymëzuar?”, “Ku dua ta shoh veten në 6 muajt e ardhshëm?”

3.Bëj një xhiro vetëm
Një xhiro vetëm në park është një super teknikë për të menduar rreth gjërave për të cilat shpesh s’kemi kohë. Natyra është ilaçi i parë që rrit shanset për zgjidhur çdo ngarkesë që kemi me shëndetin  mendor.

4.Shkruaji vetes një letërEshtë terapia më e mirë që mund të bëni. Kështu do të vëzhgoni edhe më mirë mendimet dhe ndjesitë tuaja për të dalë më pas në përfundime.

Investimi më i mirë pa asnjë kosto, janë thjesht 2 orë në javë me veten.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *