• |
ide | kryesore

Ashtu siç kishte premtuar, Blero do të vij në bashkëpunim me të bijën

-Instant, Paparazzi, Slider



Blero Muharrëmi ka njoftuar se do të mbajë premtimin që u ka bërë fansave për një duet të shumëpritur me të bijën, Tara. Ai ka publikuar një fotografi në Instastory, ku shfaqet në studio muzikore bashkë me të bijën.

“Në punë me fëmijën hehehe! Tara ft Blero së shpejti… Siç e kemi premtuar,”- shkroi Blero.

Nuk dihen ende detajet e projektit të tyre apo kur do të publikohet, por presim që këngëtari të na zbulojë më shumë në ditët në vijim.Emergjenca e Covid-19 e detyroi Blero Muharremin të mos kishte mundësi për një kohë të gjatë të takonte të voglën e tij, Tarën.Siç dihet, Tara jeton me të ëmën dhe e takon babain sa herë t’i jepet mundësia. U bënë plot 3 muaj që këngëtari nuk shihej me të voglën për shkak të pandemisë dhe sigurisht që kjo kohë po shfrytëzohet në maksimum sot.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *