• |
ide | kryesore

Iluzioni i madh i Psg: 1,3 miliardë për të mos fituar Champions

-Instant, Sport



Ëndërra e madhe e emirit u thye. Një tjetër herë. Nëntë vjet e 1,3 miliardë euro në lojtarë, nuk kanë mjaftuar për të konkretizuar planin e madh në Doha: të merrnin një klub të periferisë futbollistike e ta conin në majën e Europës. Vitrina më e madhe që mund të shpresosh për të bërë emër në nivel planetar e për tu bërë i njohur nga të gjithë. Kjo ishte edhe idea për të marrë Neymar e Mbappé, ato për të cilët emiri në 2017, pagoi 402 milionë në një goditje të vetme. Shumë para. E Kupa me veshë të mëdhenj, për klubin e kryeqytetit francez, mbetet akoma një mirazh i largët.

Këtë herë në fakt i shkoi pranë. Psg, në finalen me Bayern Mynih, u përplas me saracineskën Neuer. E u dorëzua në goditjen e tradhëtarit Coman, një nga bijtë e rritur në klub. E kështu, arritja për të rrëmbyer Champions League në takimin e parë gjë që e kishte bërë vetëm Borussia Dortmund në 1997 kundër Juventus, dështoi. Psg nuk mund të festojë me shampanjë 50 vjetorin e themelimit. Modeli i zhvillimit – injeksione kapitalesh e një politikë komerciale ultra ofensive që deri tani kanë karakterizuar markën e fabrikës – nuk mjafton, për tani.

Është një zhgënjim edhe për ambicjet e emirit të Katarit, Tamim ben Hamad Al Thani që tre vjet më parë e bëri Neymar lojtarin më të shtrenjtë në histori, duke paguar 222 milionë për ta marrë nga Barcelona, e Mbappé të dytin më të shtrenjtë në histori, duke derdhur 180 milionë të tjerë për Monaco. Të dyve i kërkoi vetëm një gjë: të fitonin Champions. Një skuadër e ndërtuar, në fakt, në nëntë sezone me zhurmën e qindra milionëve. Me goditje të mëdha, si Ibra e Thiago Silva në 2012 për të nisur projektin, por Psg nuk e ka gjetur ende formulën e duhur. Ose më mirë, nuk arriti ta gjejë tekniku Tuchel, shumë besues tek vetëm yjet aty përpara, që dje e tradhëtuan. Teknikut gjerman i mbetet vetëm një vit kontratë e vendi mbetet në dyshim. Do të vendosë emiri nëse do të vazhdojë kështu apo do ti besojë dikujt tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *