• |
ide | kryesore

“Je jashtë projektit të Barcelonës”: Koeman i komunikon Suarez se duhet të gjejë skuadër tjetër

-Instant, Sport



Nuk ka hapësirë për Luis Suarez në Barcelonën e Ronald Koeman. Sipas asaj që bën të ditur RAC1 e publikuar nga ‘Mundo Deportivo’ tekniku hollandez e ka thirrur sulmuesin uruguajan duke i komunikuar se nuk futet në planet e tij për sezonin e ardhshëm. Lojtari ka një kontratë deri në 30 qershor 2021: tani dy palët duhet të ulen në tavolinë për të negociuar zgjidhjen e kontratës. Suarez ndodhet me pushime dhe ishte në pritje të një komunikimi për rinisjen e stërvitjes. Për Koeman ky është vendimi i parë i rëndësishëm brenda dhomave të zhveshjes.

“Flitet për disa emra që ka bërë presidenti, për disa ndryshime, por askush nuk ka ardhur të më thotë se duan të bëjnë pa mua. Nëse ky është vullneti i klubit, do ishte mirë që përgjegjësit e kësaj zgjedhje të ma thonë në sy”, ka thënë dy ditë më parë Suarez për El Pais. E Koeman ka gjetur rastin: je jashtë programit të Barcelonës.

Suarez ka mbërritur në Barcelonë gjashtë vjet më parë nga Liverpool. Me fanellën blaugrana ka luajtur 283 ndeshje duke realizuar 198 gola (109 asist), duke u bërë shënuesi i tretë më i mirë i të gjithë kohëve për klubin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *