• |
ide | kryesore

Mungesa e mjekëve mban peng spitalet Covid 3 dhe 4 

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ogerta Manastirliu ka që në Prill që premton hapjen e dy spitaleve Covid 3 dhe Covid 4. E pandërgjegjshme për atë që e priste, nisi me shpejtësi investimin me 100 shtretër për spitalin Covid 3 në ambjentet e ish kirurgjisë në QSUT dhe në qershor i kishte gati. U tha se spitali do të shërbente për ata që e kishin kaluar sëmundjen, por që do kishin ende nevojë për trajtim.

Bindi edhe Edi Ramën që gjithçka duhej bërë shpejt dhe të dy inauguruan investimin e realizuar me urgjencë. Kanë kaluar 5 muaj nga premtimi i parë për spitalet. Ka pasur edhe të tjera, në fjalimin në parlament, nga QSUT, nga spitali Covid 4 në autostradë. Të gjitha me intonacionin tipik të recitimit plot patos rilindas, por kaq. Deri tani, vetëm llafe.

Situata e pandemisë që nga nisja është përmbysur. Aq sa ishin të infektuar në një ditë prilli, janë të vdekur në një ditë gushti. Spitalet plot me të shtruar, të infektuarit rekord, numri i të vdekurve drejt shifrës së frikshme 300. Dyert e spitalet Covid 3 dhe Covid 4 sërish të mbyllura.

Këtë të hënë, si 5 muaj më parë, Manastirliu e ceku sërish hapjen e strukturave të reja spitalore. Një gjysëm-premtimi dhënë me gjysëm zëri.

Ishte me 48 infermierë të rinj që iu bashkuan ekipit të mjekëve dhe infermierëve për të sëmurët me covid, kur u shpreh: “Jam e kënaqur që kemi mundësinë që jo vetëm të punojmë së bashku me ekipin e ri, por edhe të kemi mundësinë që në një kohë si kjo e sotmja të trajnojmë ekipe të infermierëve, të cilët më pas do të jenë të gatshëm edhe për të përballuar situatën në vjeshtë-dimër, kur mund të kemi dhe hapje të strukturave të tjera spitalore”.

Përse nuk hapen spitalet e reja

Ogerta Manastirliu mban të gjithë përgjegjësinë e gënjeshtrave të saj pa turp, por dështimi për ngritjen e dy spitaleve të reja nuk është ekskluzivitet i saj. Qeveria arriti të sigurojë kapacitetet materiale, por në Shqipëri mungojnë kapacitetet njerëzore. Për tre dekada, mjekët dhe infermierët e kanë braktisur vendin, për shkak se u braktisën nga politika të mbrapshta, nga njëra qeveri në tjetrën.

Ndaj 48 infermierë të rinj në valën e pandemisë nuk janë shumë, por janë më mirë se asgjë dhe vlejnë si shembull për të dalë në ekrane. Kjo është edhe arsyeja që kur grupi i infermierëve të rinj i bashkohen stafit që punon me orë të zgjatura, Ministrja e Shëndetësisë flet për hapjen e spitaleve të reja.

Me shpresën se do të arrijë të plotësojë mjekët dhe infermierët e duhur për të mbuluar të shtruarit në dy strukturat e reja Covid 3 dhe 4. Sepse të sëmurët vazhdojnë shtohen dhe pritet të jenë më shumë në vjeshtë dhe më tej në dimër.

Shqiperia, vendi me më pak mjekë në gjithë Europën

Pandemia e Covid-19 ka sjellë në vëmendje aftësitë e sistemeve shëndetësore në mbarë globin për të përballuar ngarkesën që mund të shkaktohet nga virusi.

Shqipëria, ka vetëm 12 mjekë për 10 mijë banorë, shifër që është më e ulëta në Europë, sipas të dhënave të OBSH-së. Maqedonia e Veriut ka 29 mjekë për 10 mijë banorë, Serbia (31), Mali i Zi (27), Bosnja (22). Rekordin në Europë e mban Greqia, me 55 mjekë për 10 mijë banorë. Italia e ka këtë tregues 40, Gjermania 42.5, Suedia (e vetmja që nuk e mbylli ekonominë nga koronavirues) e ka rreth 40, Austria 51.7.

Më pak mjekë se Shqipëria kanë vetëm vendet afrikane (disa kanë edhe më pak se 1 mjek për 10 mijë banorë, psh në Kongo me 0.7 mjekë). Shqipëria ia kalon dhe shteteve të tilla si Indisë (8.6), Pakistanit (9.8), Afganistanit (2.8).

Nga viti 2010 në vitin 2017 janë larguar nga vendi 772 mjekë, me arsim të përgjithshëm ose me specializime pasuniversitare, sipas të dhënave nga Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Vjenës. Gjithsej numri i mjekëve shqiptarë në emigrim raportohet të jetë 1029, por ky numër realisht është edhe më i lartë, pasi nga 2017 në 2020 emigrimi i trupës mjekësore ka vijuar me ritme të larta.

Socialistët nuk e pranojnë këtë fenomen

Ata që kanë si moto “ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk kemi parë”, nuk kanë si ta pronojnë dështimin edhe kur ky nuk është një opinon. Shifrat tregojnë realitetin, por për drejtuesit e qeverisë dihet që realiteti nuk është ai i shifrave, por i ngjyrave.

Në një takim me mjekë në shkurt të vitit të kaluar, Manastirliu këmbënguli në propagandën se mjekët nuk largohen, ose se lëvizja e tyre është një fenomen që po ndodh në të gjithë botën.

“Të gjithë vendet janë të prekura nga fenomeni i lëvizjes së lirë të mjekëve, edhe vendi ynë është i prekur nga ky fenomen. Por e vërteta është që profesionistët e shëndetit vijojnë të punësohen në sistemin shëndetësor. Dhe po punësohen me meritë. Vetëm për muajin janar dhe shkurt janë më shumë se 140 mjekë të punësuar në spitale dhe qendra shëndetësore”, – tha Manastirliu në takimin me mjekët që dëgjonin në heshtje.

Njësoj mohues është edhe Edi Rama për këtë fenomen. Në ceremoninë e diplomimit të 1600 studentëve të Universitetit të Mjekësisë më 20 shkurt të këtij viti, Rama deklaroi se në Shqipëri nuk ka mungesë mjekësh.

“Në Shqipëri nuk ka mungesë mjekësh. Ishte fatkeqësi e trashëguar nga ndalimi i pashpjegueshëm për 4 vite i specializimeve që krijoi një boshllëk të madh mes nevojës dhe mundësisë për të përmbushur nevojën. Vetëm gjatë 2018-2019 janë punësuar 400 mjekë të rinj, jo vetëm në moshë, por edhe të kthyer nga jashtë dhe 2200 infermierë. Shumëkush duke dëgjuar lajme, thotë nuk ka mjekë, nuk ka infermierë, ikën të gjithë”, deklaroi Rama, që rezulton të jetë kryeministri i vetëm në botë që inauguron spitale pa mjekë, dhe për pasojë edhe pa pacientë.© Lapsi.al

 



15 Comments

  1. Ketyre kelysheve neobolshevike me poture moderne nuk u intereson aspak qe vendi nuk ka mjeke ne dispozicion(pasi largohen dita-dites), sepse keta vete kurohen te gjithe jashte fsmiljarisht, ashtu si dhe Byroja dikur!

    1. O shqiptare, o milet, fiksohini keto surratderrat e pangopshem, te pafe dhe te pa atdhe, ne subkoshiencen tuaj dhe prisni castin e duhur, per te vendosur drejtesine!
      Nuk kemi zgjidhje tjeter, as pervete, as per pasardhesit tane, ja nje tmerr pafund, qe se pranon me asnje bir nene, ja nje fund i tmerreshem, mjafton nje kunje shkrepse, qe te bej shkrumb e hi, nje pyll 2000 vjecar, si ne Kaliforni, jo me nje mocal RIDHJERASISH, kalbesirash pederasto-kurvicash, ku me trimi i tyre, eshte jevgu, greko-llacifac, edvin kristaqi dhe ai kufoma e pakallur, qe morri rruget e Greqise, me fustanin e gruas veshur!
      Per t’i shpetuar, shfarosjes, holokaustit, terrorit, te RIVDEKJES, mjafton vetem nje trim a budalla, qe te hedhi hapin e pare, qe te prij, kaq, thjeshte fare, pastaj, mjerre per RIVDEKJEN se cfare do ti gjeje!
      Thone ’97, e kam perjetuar ate situate, ishte binomi, cia-soros, qe e organizuan dhe manipuluan ate situate artificiale, eksperiment social, reaksion i kontrolluar, per te katandisur Shqiperine dhe shqiptaret, ne kete derexhe.
      Kete here eshte ndryshe, dihen shkaketaret, dihen ku fshihen parate dhe pronat e vjedhura, nese terroristi edvin kristaqi dhe banda e bastardeve, do t’ia mbathi nga sytekembet, per te fjetur poshte urrave, te lumit Sena, perseri, le t’a bej, popullit i nevojitet konfiskimi i te gjithe gjese qe ka vjedhur, i nemuri edvin kristaqi dhe banda, ne jemi popull paqesor?!

  2. Me beri pershtypje fraza qe flet per.mjeke te kthyer nga jashte. Mendja te thote se nuk jane shume, por nkeri ama dihet. Eshte shefi i urgjences qe u kthye nga Torino. Tr lesh nje rroge pre minimumi 4 mije euro ne muaj per t’u kthyer dhe per te drejtuar urgjencen e nje vendi per nje page qe nuk i afrohet nje mije eurove ka vetem dy mundesi. Ose ne Itali nuk e njihte askush as per osh dhe as per balosh, ose drejtimi i urgjences sjell fitime te medha. Ekziston edhe nje mundesi e trete, qe te jene dy te parat sebashku

    1. Lere shefin e urgjences se ka dhe titull “vlonjat”.per mua ky bole ka qene pa pune ne itali.nese nje person iken nga Italia,zgjedh Gjermanin,Britanine apo USA.ky eshte nje lango qe bredh per ndonje kocke.

    2. Ne Shqiptaret kemi nje zakon te keq, gjithmone i pandehim te tjeret fajtore pa pasur asnje prove, duke u nisur vetem nga opinjoni.
      Ka disa persona qe kthehen ne Shqieri me synimin per te bere dicka per vendin e tyre, per atdheun.

      ps. por nuk e di a eshte ky rasti sepse nuk e njof fare personin ne fjale.

    3. Urgjenca ka nevoje per menaxhere, jo mbajtes barrelash. Ky rast qe permende eshte emblematik. Nga ne ikin te aftet dhe te rinjte me potencial, mbeten me shumice me te paaftet dhe maskarenjte, te cileve Shqiperia u shkon sh mire per shtat. Raste mjekesh te suksesshem ne profesion ne perendim, qe te kthehen ne Shqiperi nuk di. Argumenti i ‘atdhedashurise’ me duket zuzar dhe qesharak (patriotizmi strehe e maskarenjve).

  3. Sot shohim se akti politik i Lukashenkos, që nuk pranon frymën e përgjithshme opozitare kundër manipulimit të zgjedhjeve, me pasion dhe arbitrarizëm, ka ngjashmëri të plotë me mënyrën sesi vepronte Berisha kundër popullit të vet në vitin 1997.

    Shqiptarët, të ngritur në revoltë kundër tij – kundër zgjedhjeve të manipuluara prej tij në vititn 1996, dhe në krizën financiare të vitit 1997.

    Është e njëjta psikikë tiranike.

  4. O shqiptare, o milet, fiksohini keto surratderrat e pangopshem, te pafe dhe te pa atdhe, ne subkoshiencen tuaj dhe prisni castin e duhur, per te vendosur drejtesine!
    Nuk kemi zgjidhje tjeter, as pervete, as per pasardhesit tane, ja nje tmerr pafund, qe se pranon me asnje bir nene, ja nje fund i tmerreshem, mjafton nje kunje shkrepse, qe te bej shkrumb e hi, nje pyll 2000 vjecar, si ne Kaliforni, jo me nje mocal RIDHJERASISH, kalbesirash pederasto-kurvicash, ku me trimi i tyre, eshte jevgu, greko-llacifac, edvin kristaqi dhe ai kufoma e pakallur, qe morri rruget e Greqise, me fustanin e gruas veshur!
    Per t’i shpetuar, shfarosjes, holokaustit, terrorit, te RIVDEKJES, mjafton vetem nje trim a budalla, qe te hedhi hapin e pare, qe te prij, kaq, thjeshte fare, pastaj, mjerre per RIVDEKJEN se cfare do ti gjeje!
    Thone ’97, e kam perjetuar ate situate, ishte binomi, cia-soros, qe e organizuan dhe manipuluan ate situate artificiale, eksperiment social, reaksion i kontrolluar, per te katandisur Shqiperine dhe shqiptaret, ne kete derexhe.
    Kete here eshte ndryshe, dihen shkaketaret, dihen ku fshihen parate dhe pronat e vjedhura, nese terroristi edvin kristaqi dhe banda e bastardeve, do t’ia mbathi nga sytekembet, per te fjetur poshte urrave, te lumit Sena, perseri, le t’a bej, popullit i nevojitet konfiskimi i te gjithe gjese qe ka vjedhur, i nemuri edvin kristaqi dhe banda, ne jemi popull paqesor?!

  5. Shoh ne foton e fundit specialiste kirurge qe kane min 3 here me shume shkolle se kryek… dhe i buzeqeshin dhe e presin si enverin njehere e njekohe. Mjerim, vetem ne shqiperi ndodh.

  6. pyeteni nje here te vetme, ekspertin e shendetesise, ish-in Ilir Beqja, thotë:

    Manastirleshja ne keto kohe pandemie ka trashur ne maksimum perimetrin e vet. Sigurisht nga halli i madh qe mbart per ‘Shendetesine falas’. Biles dje pa pike turpi doli si dhia zgjebosur bisht perpjete e kerkonte pasqyre ti jepte atyre qe nuk besojne ne “sukseset” e qeverise ne shendetesi. Kur ate pasqyre t’ja vesh ne surrat i dalin ato koncesionet mafioze alla-Beqja qe shkaterruan shendetesine krejt.

  7. Emigracioni neto (pra ikjet dhe kthimet) në vitet 2005-2010 ishte: 217. 000 vetë!

    Emigracioni neto (pra ikjet dhe kthimet) në vitet 2010-2015 ishte: 137. 000 vetë!

    Emigracioni neto (pra ikjet dhe kthimet) në vitet 2015-2020 ishte: 70. 000 vetë!

    Edhe njehere, numra te OKB, Departamentit te Ceshtjeve Ekonomike e Sociale, Divizioni i Popullsise.

    Bejini pak llogarite;

    354 mije shqiptare ka qene emigracioni neto ne kohen kur sorrat me pushtet përzinin shqiptarët!

    70 mije eshte pese vitet e fundit;

    Shume jane serish, por jane 5 here me pak se atekohe!

    Tani bertitet fort, shume fort, nga frika se mos dikush kujton qe keta kane qene ne pushtet dhe i kane perzene shqiptaret me avione e anije,

    makina e trena, nga ajri, toka e deti;

    1. Na paskan ikur me pak shqiptare nga Shqiperia vitet e Ramqenefit!
      Kopjaci i Mender Bazes nga Uturaku TemA ka marre keto shifra nga ai qe qe rren si derri, te gjoja OKB e Mender bythqir Baze kurves qe jeten e ndau pergjysem, te paren duke lepire bythen Saliut e te dyten duke ngrene mut te uturaku i Rames.
      Zbrazja e Shqiperise nga rinia se pari e mbare shqiptaret eshte risia e qeverise Rama dhe eshte bere alarmante ne vitet e Ripjelljes Rama. Kete vetem nje Mender Uturak Baze tenton ta fshehe duke tentuar te vetmen gje qe di, rrenen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *