• |
ide | kryesore

Qeveria, FIGC, UEFA, presidenti i Napolit e ka me të gjithë: “Të luash me dyer të mbyllura është trapllëku i shekullit”

-Instant, Sport



Nga grumbullimi në Castel di Sangro, Aurelio De Laurentiis ka dhënë një apel për rihapjen e stadiumeve. “Eshtë e kotë që shpenzojmë para e përforcohemi nëse pastaj në bëjnë të luajmë me dyer të mbyllura, është trapllëku më i madh i shekullit – ka thënë presidenti – Uroj që të jetë një hapje e madhe, pastaj kur të ndodhë do flasim me Gravina”. Numri 1 i Napolit nuk kursen as Ceferin, kreun e Uefa-s. “Nëse mban stadiumet mbyllur, por i bën një autogol të gjithë futbollit”.

Për mikrofonët e Radio Kiss Kiss, numri 1 i Napolit kapet me qeverinë. “Këtu po lëvizim shumë keq në nivel kombëtar, problemi është se nëse do isha në qeveri do pretendoja që në hyrje të mos vinte asnjë i huaj, në dalje nuk duhet të dilte asnjë italian. Ankohemi se të gjithë shkojnë në Maldive, në Dubai, kur ne kemi zonat më të bukura të botës që në mënyrë shumë injorante nuk i njohim. Paratë duhet ti lëmë në shtëpinë tonë”.

I zhgënjyer nga Uefa. “Në këtë moment mendohet vetëm ti jepet një asist Ceferin, sikur ai të jetë financuesi i të gjithë sistemeve futbollistikë europianë. Jam i surprizuar nga të gjithë ligat, duhet që të jenë më të bashkuara mes tyre. Nëse mban stadiumet mbyllur, po bën një autogol për gjithë futbollin italian, po fyen miliona tifozë”.

Një apel edhe për tifozët për Osimhen. “Ka qenë prej 7 muajsh i ndaluar, duhet të njohë futbollin italian, duhet ti japim kohë e hapësirë. I kërkoj tifozëve ta mbështesin, kështu do ti jepet ndihma që do ta bëjë të rritet e të përfshihet në një kontekst ku Rino Gattuso nuk bën favore për askënd”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *