• |
ide | kryesore

Anomalia e Chelsea: bota në krizë, Abramovich shpenzon 250 milionë euro në merkato

-Instant, Sport



I bllokuar për dy vjet nga sanksionet e Fifa-s, Roman Abramovich ka rinisur fushatën e përforcimeve, pikërisht në kohën kur pjesa tjetër e botës është e bllokuar nga kriza ekonomike për shkak të pandemisë. Nëse Barcellona e Juventus janë të detyruar të shesin, Real Madrid ka braktisur për herë të parë rrogat faraonike e edhe emirët, e Psg e City, janë gati të marrin Messi por pa klauzolën prej 700 milionë, Chelsea duket se jeton në një planet tjetër.

Llogaritë janë impresionuese: i pari i mbërritur ishte Hakim Ziyech, nga Ajax, për 40 milionë. I dyti Timo Werner, nga Leipzig, për 60. Pastaj ishte radha e Ben Chilwell, mbrojtësit të Leicester, që kushtoi 56. I fundit, por ende jo zyrtarisht, është Kai Havertz, i Bayer Leverkusen, cmimi i të cilit, gjithcka përfshirë, vërtitet rreth 100 milionë.

Të gjithë blerje që janë regjistruar në sezonin 2020/21, i pari në të cilin Chelsea mund të kthehet të shpenzojë pa qenë i bllokuar nga sanksionet, falë edhe shitjeve, në merkaton e kaluar, të Hazard e Morata, për një shifër në total rreth 130 milionë. Një arkëtim që i ka lejuar Blues të dalin nga bllokimi i Fifa-s për mungesën e respektimit të Fair Play Financiar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *