• |
ide | kryesore

Ibra nuk ka ndërmend të provojë mallkimin e numrit 9: suedezi e shmang me një tjetër numër

-Instant, Sport



“Sic ju thashë, po bëj vetëm nxemjen”. Zlatan Ibrahimovic është kthyer të komunikojë në profilet e tij në rrjetet sociale, këtë herë me një mesazh të qartë drejtuar tifozëve, por edhe Milanit, duke konfirmuar indirekt akordin për një kontratë të re. Në foto, në fakt, Ibra mban veshur fanellën e Milan me një detaj të vecantë, që tani ka ndezur debatin mbi numrin që do të mbajë suedezi: 11, e vizatruar duke modifikuar 21 e sezonit të fundit. Dyshimi ka lindur sepse nga zërat e fundit mendohej se flitej për 9, por me Ibra dihet, gjithcka mund të ndryshojë në sekondë.

Me numrin 9 të SuperPippo Inzaghi që duket e mallkuar për këdo që e ka mbajtur pas tij, duket se suedezi ka ndërmend të veshë 11, ashtu si në eksperiencën e parë kuqezi, ku Ibra ka edhe rekordin personal të 28 golave në kampionat. Një surprizë, një driblim – nëse konfirmohet – pas idesë që qarkullonte në ambjentin milanist për një kthim tek numri 9.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *