• |
ide | kryesore

Meghan Markle e zhgënjyer nga Kate Middleton për këtë arsye

-Instant, Paparazzi, Slider



Meghan Markle u ndje e zhgënjyer që Kate Middleton nuk i ofroi një mbështetje më të madhe, të paktën kështu bën të ditur korrespodenti mbretëror, Omid Scobie. Ai tha se marrëdhënia e ftohur e Princit Harry me Princin William gjithashtu ndikoi që dy kunatat të mos krijonin asnjëherë një lidhje të ngushtë. Duke folur në podcastin The Heirpod, bashkëautori i biografisë së Harry-t dhe Meghan-it, “Finding Freedom”, tha se mes Meghan dhe Kate nuk ka pasur kurrë luftë, mirëpo kishin një marrëdhënie sipërfaqësore. Ai tha se edhe pse ato të dyja u shfaqën së bashku në disa dalje publike, kjo nuk bëri që mes tyre të lindte miqësia.

“Meghan priste një mbështetje më të madhe nga Kate dhe kjo ishte një nga gjërat që e la atë pak të zhgënjyer… pasi kishte raste që ajo me të vërtetë do ta vlerësonte një mbështetje nga ana e saj”, -tha ai.

Megjithatë, autori shtoi se Dukesha e Kembrixhit mund të ketë qenë shumë e zënë për të ndihmuar Meghan-in.

Të shumtë janë ata që thonë se mungesa e një marrëdhënieje të ngushtë midis dy grave të familjes mbretërore, mund të ketë qenë rezultati krisjes së marrëdhënies midis Harry-t dhe William-it.

Megjithatë, në çdo dalje publike, Meghan dhe Kate janë munduar të tregohen të përzemërta me njëra-tjetrën dhe të shkëmbejnë buzëqeshje para fotografëve. Se cila ka qenë arsyeja pse ato kurrë nuk u bënë mikesha, ende nuk dihet dhe derisa të merret vesh mediat do të vazhdojnë të aludojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *