• |
ide | kryesore

“Zgjidhni ndër këta pesë lojtarë për Messi”: Manchester City i bën propozimin Barcelonës

-Instant, Sport



Lionel Messi mbetet larg nga Barcelona e nuk ka ndërmend të ndryshojë mendim. Në Spanjë shpresojnë tek dorëhqeja e presidentit Bartomeu për të bindur Pleshtin të qendrojë, por Manchester City, Inter e Paris Saint-Germain vazhdojnë të punojnë për ëndërrën. Sulmuesi duhet të kthehet në Barcelonë mes të dielës e të hënës, kur edhe pritet një deklaratë zyrtare, por deri në atë moment Citizens dhe Guardiola shpresojnë ti kenë vënë gjërat në vijë

Manchester City shpreson që Messi të lirohet me parametër zero, por në rast të kundërt, ka një listë lojtarësh për ti ofruar Barcelonës për argjentinasin: Eric Garcia (që Barça e kërkon), Gabriel Jesús, Bernardo Silva, Angeliño e Mahrez.

Dicka mund të ndodhë në këtë drejtim, pasi sipas Sport, Barcelona nuk është e sigurtë që Messi do të prezantohet në rifillimin e stërvitjeve të parashikuar në 31 gusht: burofax-i me të cilin kapiteni kërkoi të lihet i lirë, përmban frazën “me efekt nga 30 gushti” e kështu, nëse ditën tjetër do të shfaqej në grumbullim, do të ishte si të shfuqizonte veprimin ligjor.

ISH-MENAXHERI: “KUSH MERR MESSIN DUHET TË MENDOJË GJËRA TË MËDHA”
Por City nuk duhet të rrijë edhe shumë i qetë, sepse sipas Josep Minguella, ish-menaxheri i Messi, rreziku më i madh vjen nga Serie A: “Pozicioni fiks është se Leo dëshiron të largohet e të mos qendrojë në Barcelonë. Raportet personale janë më të thjeshta me Manchester City, për Leon është si një Barcelonë e dytë duke partur parasysh shumë drejtues me një të kaluar blaugrana. Psg duket se është tërhequr pas, Inter është një skuadër e madhe italiane, por kush do të marrë Leon duhet të mendojë gjëra të mëdha. Futbolli italian prej 3-4 vjetësh është kthyer një kampionat i rëndësishëm, me lojtarë si Ronaldo e Lukaku”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *