• |
ide | kryesore

Si duket sot vajza 25-vjeçare e Eminem

-Instant, Paparazzi, Slider



Hailie Scott Mathers, vajza e reperit Marshall “Eminem” Mathers, duket se ia ka dalë mbanë të rritet si një vajzë aspak problematike, duke marrë parasysh se gati dy dekada më parë, babai i saj bëri një këngë për vrasjen e mamasë së Hailie-t, Kimberly Scott dhe gjërat nuk kanë qenë aq të lehta për të.

Pavarësisht famës së babait dhe këngëve që ai shkroi për të, Hailie, tani 24 vjeç, ka kohë që e ka shmangur vëmendjen dhe ka vendosur t’i përqendrohet shkollës duke u diplomuar nga Universiteti Shtetëror i Miçiganit, ku ajo studioi për Psikologji.

Njihuni me vajzën e Eminem sot, një yll Instagrami me 2 milionë

Ama, njëkohësisht ajo ka arritur ta mbajë famën e saj në Instagram, ku numëron rreth 2 milionë ndjekës dhe poston në lidhje me udhëtimet e saj, stilin e jetës dhe të dashurin prej kohësh, Evan McClintock.

Eminem, tani 45 vjeç dhe Scott u martuan në vitin 1999, ndërsa Hailie lindi në vitin 1995, me gjithë problemet e vazhdueshme që përmenden edhe në këngët e Eminem. Ai fitoi kujdestarinë e plotë të Hailie-t, kur u divorcua nga ish-bashkëshortja, 2 vite më vonë.

Kënga “Castle” nga Eminem, është një kërkesë për falje drejtuar vajzës së tij dhe ish-gruas, për faktin që bëri publike ato dhe jetën e tyre.

Në një intervistë me DailyMail në fillim të këtij viti, Hailie thotë se ajo është “shumë e afërt” me të atin.

Në fillim të këtij viti, mediat folën për Hailie-n, pas konfliktit të krijuar mes Eminem dhe Machine Gun Kelly, kur ky i fundit e përshkroi atë, si “shumë seksi”, në një nga këngët e tij.

Edhe pse me disa foto në rrjete sociale, Hailie mbetet përsëri një person relativisht privat, por rrjetet e saj sociale na thonë se i pëlqen të bëjë një jetë të shëndetshme, i pëlqen muzika e mirë dhe qeni i saj, Lottie. Pyetur për karrierën, Hailie thotë se “është ende disi në ajër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *