• |
ide | kryesore

Big Sean flet për ish-partneren e ndjerë: Kënga ‘IDFWU’ nuk është një dedikim për të

-Instant, Paparazzi, Slider



Big Sean së fundmi ka folur për ish-të fejuarën e ndjerë Naya Rivera duke deklaruar se kënga hit e tij “IDFWU” nuk ka qenë një dedikim për të.

Ish-çifti u lidhën në 2013 dhe u fejuan, para se të ndaheshin një vit më vonë. Pas disa muajsh, Sean publikoi këngën  dhe menjëherë u përhapën zëra se projekti i ri i dedikohej ish-të fejuarës.Në intervistën e fundit për Vulture, Sean u shpreh se e lëndonte fakti që njerëzit besonin se kënga fliste për ndarjen e tij publike nga aktorja Naya .”Nuk ndihem rehat kur flasin për të sepse dua që ta respektojnë. Ajo ka ndikuar kaq shumë tek njerëzit dhe ka bërë kaq shumë gjëra të mira në jetë, sa është e dhimbshme që unë kam një këngë që e lidhin me të. Nuk ishte për t’i bërë diss asaj. Unë e kam bërë këtë këngë dhe madje e kam luajtur dhe për të. Ajo e dinte dhe e ka pëlqyer. Ndarja jonë ishte shumë publike, ishim fare të rinj, e falëm njëri tjetrin dhe ecëm para. Nëse do ta dija që asaj do t’i kishte ndodhur një tragjedi e tillë, s’do ta bëja kurrë atë këngë.”- është shprehur Sean.Nga ana tjetër, aktorja në 2016-ën është shprehur se i është përgjëruar reperit të mos bëjë një këngë për lidhjen e tyre sepse do të marrë shumë vëmendje, duke qenë se sapo ishin ndarë.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *