• |
ide | kryesore

Arsyeja pse Billie Eilish nuk do të flasë kurrë për lidhjet e saj të dashurisë

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi në një bisedë me Roman Kemp, në “Capital Breakfast”, Billie u shpreh se dëshiron që lidhjet e dashurisë t’i mbajë për vete.

“Padyshim që dua t’i mbaj marrëdhëniet e mia private. Kam patur marrëdhënie dhe i kam mbajtur gjithnjë të tilla, madje edhe kur kam qenë në një lidhje dhe i kam treguar fare pak nga ajo lidhje botës, jam penduar.” Këngëtarja  u shpreh se nuk do që të përflitet për jetën e saj private sepse nëse ndahet, njerëzit do të fillojnë të flasin dhe të gjejnë fajtorin. Ajo nuk ka dëshirë të dëgjojë se çfarë mendojnë të tjerët për njerëzit me të cilët ajo del apo me të cilët do të shoqërohet në të ardhmen:“Është diçka që nuk më intereson.”Një arsye tjetër pse Billie nuk flet kurrë për lidhjet e saj dhe mundohet t’i mbajë ato private, është fakti që ka patur disa “ndodhi të tmerrshme” në dashuri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *