• |
ide | kryesore

Britney Spears e mbështet lëvizjen kundër babait të saj

-Instant, Paparazzi, Slider



US Weekly  ka raportuar  në mënyrë indirekte se çfarë mendon këngëtarja Britney Spears për hashtagun #FreeBritneyMovement , një levizje e nisur nga fansat e saj që u bë trend.

Raportime për revistën përfshijnë një regjistrim gjyqësor të datës 2 shtator, në të cilën avokati i Britney-t thotë se #FreeBritney është “larg një teorie konspirative” dhe se edhe këngëtarja e mirëpret mbështetjen.“Vetë Britney është gjithnjë e shtyrë nga i ati për ta mbajtur çështjen e saj ligjore të fshehur në dollap, si një sekret familjar”, u shpreh avokati i saj, Samuel D. Ingham III, në dokument (sipas Us Weekly).Avokati i këngëtares ka ngritur gjithashtu kërkesën që çështja të jetë e hapur për publikun dhe ai thotë se i ati po përpiqet të minimizojë për mediat dhe publikun, sasinë e informacionit domethënës për njerëzit dhe fansat.“Çfarëdo merite e strategjie që ai (babai) ka përdorur vite më parë, kur Britney po përpiqej të rifillonte karrierën, në këtë pikë të jetës së saj, kur ajo po përpiqet të rifitojë në një farë mase pavarësinë e saj personal, Britney mirëpret dhe vlerëson mbështetjen e fansave të saj shumë të informuar.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *