• |
ide | kryesore

Under-Milik, shkëmbimi që i hap rrugën largimit të Dzeko

-Instant, Sport



Nuk ka ardhur ende zyrtarizimi, por këtë herë duket pranë: Roma e Napoli kanë arritur mirëkuptimin për të përfunduar shkëmbimin mes Under e Milik që duhet të lirojë më pas Edin Dzeko, gjithnjë në shënjestrën e Juventus e Inter. Mungon ende ndonjë detaj që duhet përmirësuar e në vecanti cështja e pagesës që verdhekuqtë duhet të derdhin në arkat e Aurelio de Laurentiis, por palët janë vërtetë pranë e nuk duket të ketë pengesa në bisedime. Milik është bindur të pranojë Romën duke shpresuar të kthehet protagonist nën drejtimin e Fonseca, nga ana tjetër, Under, ka pranuar kontratën katër vjecare (deri në 2025) prej tre milionë në sezon ofruar nga Giuntoli.

Sapo të ketë përfunduar operacioni Milik-Under, Roma do të përshpejtojë procedurat për lamtumirën e Dzekos – Juve, por Inter -, ndërsa Napoli shqetësohet për cështjen Koulibaly, me Manchester City që e ka lëshuar lehtë tratativën ditët e fundit pas kërkesës prej 90 milionë euro të De Laurentiis.

Ndërkohë, numri 1 i të kaltërve ka gati alternativën: Giuntoli është në kontakt konstant me Sokratis, që do të ishte i lumtur të transferohej nën Vezuv, e cështja do të zhbllokohet sapo të largohet Koulibaly. Gjithnjë me paratë e fituara nga shitja e mbrojtësit, Napoli do të provojë një tjetër sulm për Veretout nga Roma. Nuk është e lehtë, por me rreth 35 milionë tratativa mund të mbyllet me sukses.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *