• |
ide | kryesore

Policia Kufitare i bën thirrje qytetarëve të mos vijojnë sot udhëtimin përmes Kapshticës

Lajme, Të fundit



Ende vijon të jetë e vendosur një kuotë për kalimin e qytetarëve nga Kapshtica dhe Kakavija. Kjo do të qëndrojë në fuqi deri të paktën më 15 shtator. Sot në mesditë është plotësuar kuota për qytetarët që mund të kalojnë kufirin, për këtë arsye Policia Kufitare ka bërë apel që të mos udhëtohet drejt Greqisë prej Kapshticës, pasi policia greke ka pezulluar punën për sot.

Në pikat kufitare Kapshticë dhe Kakavijë janë hasur probleme që në muajin gusht dhe si zgjidhje e momentit është parë vendosja e një kuote, e tamponit negativ dhe formulari PFL.

Mbetet për t’u parë nëse do të zgjatet afati i mbylljes së kufirit me Shqipërinë nga pala greke.



1 Comment

  1. “Policia u bën thirrje qytetareve…” dhe jo “…i bën thirrje…”!

    Po ku do ta mesoni shqipen ju, te Blloku me mojito, apo ne Tik-Tok?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *