• |
ide | kryesore

Flet Shkëlzen Buci: Nëse kam vrarë motrën, le të më ekzekutojnë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Flet për herë të parë i dyshuari kryesor si ekzekutor i vrasjes së Eglantina Bucit, vëllai i saj Shkëlzen Buci. Ne nje lidhje per News 24, ne emisionin ‘Me zemer te hapur’, ai ka mohuar te ketë gisht ne krim. 

“I penduari të tregojë autorët e vërtetë të vrasjes. Nëse kam vrarë motrën të më ekzekutojnë”, – ka thënë ai nga burgu i Fierit, ku ndodhet pas arrestimit nga policia.

Pyetje: Ju keni akuza dhe nga vetë motra Elona, që është e bindur se vrasjen e keni kryer ju e babai.

Vellai: Unë motrën time Eglantinën s’e kam prek kurrë me dorë në jetën time. Eglantina zgjodhi rrugën e vet dhe askush s’e ka pengu, e lutëm të vinte në shtëpi, nuk pranoi, ‘kam jetën time tha e dua ta jetoj si të dua’. Cili baba në botë ka dhënë urdhër të vras motrën time? Kjo gjë është një superkrim që ai person që e ka kryer këtë gjë nuk meriton burgim. 

Nëse unë e familja ime ka dorë qoftë dhe sa fija e flokut, s’do pranoj dënim por ekzekutim. Të jesh e sigurt, drejtësia do dali. Unë kam bërë një krim në 2017 e kam pranuar, hallet e mia personale i kam pasur, por s’do të thotë që jam vrasës i motrës sime. Nëse gjykata, prokuroria e shteti më provon që kam vënë dorë te motra ime të jesh e sigurt që unë s’do i lejoj vetes të jetoj asnjë minutë pas atij momenti. Ky zotëri ku ishte deri dje, pse nuk e tha më përpara, por sot?

Pyetje: Që nga momenti që jeni arrestuar në 2017 ai ka dhënë deponimin e tij, ke pasur pistoletë dhe e ke qëlluar motrën dy herë. Mbi cilat fakte bazohesh që thua se deklarimi është i rremë, cfarë arsye ka shoku të thotë se ti ke vrarë motrën tënde?

Vellai: Se unë herët apo vonë i kam thënë atij, gjallë ose vdek unë motrën time do e gjej. Kërkoj vetëm drejtësi jo të shfajësohem.

Pyetje: Çfarë ndodhi në seancën e mases se sigurise, nuk i thatë keto gjera?

Vellai: Është me audio e video i kam thënë gjykatësit po të them nëse kam qoftë një fije dorë në këtë situatë s’pranoj dënim, po them fjalën e burrit, s’pranoj dënim, vetëm ekzekutim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *