• |
ide | kryesore

Ministria sqaron prindërit: Kush duhet të plotësojë formularin që dorëzohet çdo ditë në shkollë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka reaguar pas reagimeve në rrjetet sociale për një formular që duhet të dorëzojnë nxënësit çdo ditë në shkollë. Kjo drejtori saktëson se formulari duhet të plotësohet vetëm nga prindi.

“Formulari i vetëdeklarimit ditor, i cili vjen nga udhëzimi i ISHP dhe MSHMS për t’u zbatuar nga çdo zyrë arsimore dhe shkollë në vend, plotësohet me përgjegjësi të plotë nga PRINDI për gjendjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të mësuesit kujdestar.

Kjo ndihmon strukturat shëndetësore, të cilat do të mbikëqyrin ruajtjen e sigurisë së shëndetit në shkollë” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *