• |
ide | kryesore

Pështyn kundërshtarin në tokë, VAR nuk e kuptoi: lojtari i Schalke rrezikon me provë TV

-Instant, Sport



Një gjest i shëmtuar, që ndoshta ka nevojë të interpretohet. Ozan Kabak, 20 vjecari turk, akuzohet se ka pështyrë mbi Ludwig Augustinsson. Var nuk ndërhyri, por gjykatësi sportiv mund ta skualifikojë duke përdorur provën tv. Gjithnjë nëse gjesti do të interpretohet si i vullnetshëm.

Në minutën e 27′ të Schalke-Werder, me vendasit në disavantazh 1-0, Kabak e Augustinsson u përplasën, suedezi rrëzohet, turku e pështyn. Loja rifilloi e imazhet treguan atë që ndodhi me disa minuta vonesë, motiv për të cilin për Var ishte e pamundur të ndërhynte. Në fund të ndeshjes Augustinsson, që në momentin që ndodhi nuk kuptoi asgjë, u nervozua duke parë pamjet: “Këto gjëra nuk kanë lidhje me futbollin – tha ai –. Nuk duhet të ndodhin. Nuk është e ndershme”.

Kabak, që në minutat finale të ndeshjes u ndëshkua me të verdhën e dytë, ka kërkuar falje në rrjetet sociale, duke sqaruar pozicionin e tij: “Dua ti kërkoj ndjesë Augustinsson, por nuk kisha qëllim të pështyja atë – tha Kabak –. Aparenca të gënjen. Nuk e kam bërë një gjë të tillë e nuk do ta bëj kurrë. Nuk është një sjellje sportive. Sidoqoftë, kërkoj ndjesë”.

Schalke 04 është mundur dje nga Werder Bremen në Gelsenkirchen 3-1. Kurrë, në të gjithë edicionet e Bundesligës, një skuadër kishte pësuar 11 gola në dy javët e para (në debutim humbi 8-0 me Bayern). Jo vetëm kaq: për ndeshjen e 18 radhazi në kampionat (përfshirë sezonin e kaluar) Schalke mbeten pa fitore. Kjo është seria negative më e gjatë në historinë e klubit. Për këtë shoqëria, në mëngjes, ka vendosur të shkarkojë David Wagner.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *